Pandemia e koronavirusit shndërroi një startup në një minierë ari të Luginës së Silikonit

0

Të ardhurat për tre mujorin e parë të 2020-ës ishin 328 milionë dollarë, duke kthyer një fitim prej 27 milionë dollarësh krahasuar me vetëm 198 mijë dollarë një vit më parë.
Pandemia e koronavirusit shndërroi një startup në një minierë ari të Luginës së Silikonit
Kompania e telekonferencave Zoom ka vënë re një rritje masive të fitimeve duke dyfishuar parashikimet vjetore të shitjeve për shkak të rritjes së numrit të përdoruesve gjatë izolimit të pandemisë së Covid-19.

Zoom Video Communications u shndërrua me shpejtësi në minierën e arit të Luginës së Silikonit dhe raporti financiar i publikuar ditët e fundit tregon rritjen astronomike të kompanisë.

Të ardhurat për tre mujorin e parë të 2020-ës ishin 328 milionë dollarë, duke kthyer një fitim prej 27 milionë dollarësh krahasuar me vetëm 198 mijë dollarë një vit më parë.

Shifrat thyen çdo pritshmëri të analistëve dhe aksionet e Zoom u rritën me 3% menjëherë pas këtij publikimi. Aktualisht aksionet e Zoom vlerësohen me 213.60 dollarë nga 36 dollarë që ishin 14 muaj më parë.

Vlera e tregut e Zoom u katapultua në 59 miliardë dollarë. Për tre mujorin në të cilin gjendemi Zoom ka parashikuar të ardhura prej 500 milionë dollarësh ndërsa për vitin e plotë 1.8 miliardë dollarë ose tre herë më shumë sesa një vit më parë.

Mëse 100 mijë shkolla në mbarë botën po përdorin Zoom për klasat online sipas kompanisë. Një prej arsyeve për popullaritetin e lartë të Zoom është versioni falas i shërbimit.

Në fund të muajit Prill Zoom kishte 265 mijë konsumatorë kompani me të paktën 10 punonjës. /PCWorld Albanian