Panel-diskutimi “Roli dhe pozita e gruas në botën e biznesit, përparësitë, sfidat dhe mundësitë!”

INA
INA

21/11/2023

Në organizimin e Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Shkup sot do të mbahet panel-diskutimi “Roli dhe pozita e gruas në botën e biznesit, përparësitë, sfidat dhe mundësitë!”.

Diskutimin zyrtarisht do ta hapë Gregor Presker, ambasador i Republikës së Sllovenisë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa do ta moderojë Vojdan Jordanov, drejtor ekzekutiv i “Sigurimit Triglav” SHA Shkup dhe kryetar i Shoqatës së Biznesmenëve Slloveni-Maqedoni.

Nga Ambasada paralajmërojnë se në diskutim do të mbajnë fjalim: Anita Angellovska Bezhoska, guvernatore e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, e cila do të flasë për “Rolin dhe pozitën e gruas, në botën e biznesit, përparësitë, sfidat dhe mundësitë!”, Dita Starova – Qerimi, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare për “Sfidat e grave në fushën e kulturës”, Aleksandra Tomiq, kryeredaktore e “Blumberg Adria Digital” për “Perspektiva gjinore, përfshirja e grave në profesionet tipike “të meshkujve”, Filomena Plakovska Asprovska, drejtoreshë ekzekutive dhe kryetare e Bordit të Drejtorëve “KaSis” SHA për “Roli dhe statusi i grave afariste në Maqedoninë e Veriut”, Melita Gugulovska, drejtoreshë e përgjithshme ekzekutive e “Sava osiguruvanje” SHA Shkup për “Rolin e gruas nga perspektiva ekonomike”.

Ngjarja, siç informojnë nga Ambasada e Sllovenisë, ka për qëllim ndarjen e përvojave e grave në botën e biznesit dhe të promovojë aspektet e lidershipit nga perspektiva e grave si një arkitekte thelbësore e rimëkëmbjes kolektive dhe ekonomike dhe një të ardhme të qëndrueshme.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kovacevski

Masa antikrizë në Maqedoni, 662 milionë euro do të ndahen për përkrahjen e nxënësve, studentëve, pensionistëve, rasteve sociale…

denar rroga ndihma

Rrogat e funksionarëve mbeten të paprekura!

denar

Pagat e funksionarëve mbeten të paprekura!

denar

14 kompani në Maqedoninë e Veriut nuk kanë paguar tatimin solidar

fatmir bytyqi

Bytyqi: Mbi 400 mijë qytetarë do të përfitojnë nga masat e reja anti-krizë

nafta tregjet

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore.

ora-rryma-evn-struja

Tarifa e lirë nga 1 dhjetori në Maqedoni, ja në cilët orare

deti-bregdeti-pushime-verore

“El HuffPost”: Shqipëria, destinacioni i ri i turistëve spanjollë për vitin 2024

imer imeri mendi qyra

Biznesi ka nevojë për konsulencë profesionale

INFO

NA NDIQ