Panik në Egje, ushtarët turq blindojnë ministrin grek në mes të detit

0

Tentativa e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos për të hyrë në rajonin e Kardak të Detit Egje me një anije luftarake dhe për të dhuruar një tufë me lulë në memorialin kushtuar tre ushtarëve grekë që humbën jetën gjatë krizës së ishujve në vitin 1996, nuk ka shkuar sic ishte parashikuar.

Ai është lajmëruar nga pala turke për tu larguar nga territori dhe nuk është lejuar të vazhdojë në bashku me anijen luftarake.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Turqisë, ata e paralajmëruan Panos Kamenos teksa ndodhej 3.5 milje larg bregut të Bodrumit në territorin turk.

Pas paralajmërimit, anija greke u largua nga ujërat territoriale të Turqisë pa ndonjë incident tjetër, shtuan autoritetet e Ankarasë.

Situata kaq e tensionuar vjen pasi ishujt që Turqia i njeh me emrin Kardak, por Greqia me emrin Imia, janë disa shkëmbinj të pabanuar në detin Egje dhe për to ka pasur e ka ende një mosmarrëveshje prej dekadash mes Turqisë dhe Greqisë.