Panovski: Nëse vaksina kineze arrin nesër, do të jem i pari që do të vaksinohem

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se po shqyrtohet mundësia për prokurimin e vaksinave kineze të prodhuesve “Sinovak” dhe “Sinofarm”, megjithëse ndërkohë, shteti nuk po heq dorë nga vaksinat “Fajzer” që duhet të sigurohen përmes mekanizmit Kovaks. Për vaksinat kineze po mendohet pas vonesave në shpërndarjen e vaksinave “Fajzer” (Pfizer), raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Profesori i Fakultetit të mjekësisë, Nikolla Panovski, thotë se vaksina nga “Sinofarm” është vaksinë klasike e prodhuar nga virus i vdekur, nuk është bërë me teknologji të re. Ai tregon se detajet në lidhje me vaksinat, par atë se cilat mund të konfirmohen me siguri, do të dihen për dy ose tre vjet.

“Sikur dikush të më thoshte vitin e kaluar se duhet të vaksinohesha me një vaksinë nga Lindja, kjo me siguri do të kishte qenë një fyerje, ndërsa tani rezulton se është mundësi e mirë,” tha Panovski, duke shtuar se sa i përket vaksinave ne mund të mbështetemi në Lindje dhe vende si India dhe Kina që janë gjigande.

“Cilësia e vaksinës duhet të shihet si për çdo markë tjetër. Produktet janë të barabarta me ato perëndimore, shpresoj që vaksinat të jenë të së njëjtës cilësi. Nga ajo që shohim në Perëndim, opsionet Lindore nuk duhet të përjashtohen. “Nëse nesër vaksina kineze, do të jem i pari që do të vaksinohem”, tha Panovski.

Ministri Filipçe tha se priten detaje në lidhje me kontratën, çmimin dhe shpërndarjen e vaksinës nga Kina dhe njoftoi se më shumë detaje do të dihen deri në fund të javës. Tani për tani, nuk ka afate dhe nuk dihet se kur do të mbërrijnë dozat e para. Ai kujtoi në emisionin “360 gradë” se disa vende evropiane po shpallin procese gjyqësore kundër ““Fajzer”” për mos përmbushje të marrëveshjeve dhe tha se nuk duhet të jetë problem që vaksinat kineze të mos aprovohen nga Agjencia Evropiane e Barnave.

“Nuk ka dyshim në cilësinë e vaksinave sepse dokumentet, certifikatat që të gjithë prodhuesit e vaksinave kanë nga vendet e tyre janë plotësisht të përshtatshme. “Mënyra në të cilën vlerësohen të gjitha rezultatet e studimeve klinike, procesi i bërjes së vaksinave, posaçërisht ato për të cilat po flasim, është e njohur për ekspertët tanë,” tha Filipçe.

Sidoqoftë, ai thotë se vendi nuk po heq dorë nga dozat e planifikuara përmes mekanizmit Kovaks, për të cilin u paralajmërua një takim të premten në të cilin duhet të specifikohet se kur dhe sa vaksinë do të vijë në vendet që aplikuan përmes këtij mekanizmi. Pritet edhe përgjigje nga “Fajzer” për detajet e marrëveshjes dhe lejes për sasitë që do të mbërrijnë nga Serbia.