Panta rei, kungulli mbi ujë dhe flamuri shqiptar në Maqedoni

Picture of INA
INA

28/08/2024

Shkruan: Muhamer Pajaziti

“Panta rei” gjithçka rrjedh, gjithçka ndryshon, është një thënie që i atribuohet filozofit grek Heraklitit.

Mendimi bazë i kësaj thënie të famshme shpreh thelbin e doktrinës së tij dhe tregon se nuk ka asgjë të pandryshueshme, as në gjërat individuale të botës dhe as në ekzistencën e tyre të përbashkët.

Universi në tërësi kuptohet në krijimin dhe ndryshimin e përjetshëm dhe të vazhdueshëm.

Edhe populli shqiptar e ka një thënie: Nuk shkon gjithmonë kungulli mbi ujë, nuk shkon sepse me kalimin e kohës fillon të kalbet dhe të shpërhapet.

Koha ecën dhe ndryshon, por gjithmon lë gjurmë të pashlyeshme. E njëjta ndodhë edhe në politikë.

Ajo të harxhon, por veprat që ke lënë pas i gjykon një ditë historia.

Këtyre ditëve po flitet për përdhosjen e flamurit shqiptarë dhe largimin e tij nga një tribunë sportive në Veles.

Po flitet dhe po harrohet se kjo është pasojë e një ligji dhe një politike të gabuar, pikërisht e atyre që sot po shfaqen si patriot dhe profetë të rrejshëm.

Maqedonia e Veriut është shtet laik dhe gjërat janë të rregulluara me ligji. E vërteta është se nuk ka një ligj të posacëm për përdorimin e flamurit shqiptarë në Maqedoni.

Në ligjin e vitit 2011 nuk saktësohet nëse bëhet fjalë për flamur shqiptar, apo të një etniteti tjetër, por në nenet 2, 3, 4 dhe 5 të Ligjit për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive, thuhet se “pjesëtarët e bashkësisë që janë më tepër se 50 për qind e popullsisë në atë njësi të vetëqeverisjes lokale mund të përdorin simbolet të tyre kombëtare në pajtim me ligjin”.

Ky ligj është miratuar nga ata që sot po bërtasin për tu kthyer sa më shpejtë të jetë e mundur të pushtet.
Por e vërteta është se: Flamuri kombëtar shqiptar në Maqedoni mund të përdoret zyrtarisht, por vetëm nëpër komunat ku mbi 50 për qind e banorëve i takojnë këtij komuniteti apo komuniteteve tjera.

Në komunat ku shqiptarët janë pakicë, me ligj nuk lejohet ta përdorin.

Një fakt tjetër, tashmë i ditur është se, Flamuri shqiptar duhet të jetë për një të tretën më i vogël se flamuri maqedonas.

Koha rrjedh, por lë gjurmë, prandaj politikani duhet të gjej paqe me veten dhe të pajtohet me të mirat dhe gabimet që ka bërë. Secili politikan, por edhe mbretër kanë rënë nga froni, duke lejuar që të fillojë një epokë e re, për të cilën ata që qeverisin nesër duhet të mbajnë llogari.

TË FUNDIT
6 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
12 orë
Formohet një departament të ri për krime të rënda
12 orë
Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë
14 orë
BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO-së, po shkatërron të arriturat kombëtare
14 orë
Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

ME TE LEXUARA

20 orë
Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut
12 orë
Formohet një departament të ri për krime të rënda
19 orë
Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)
6 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
19 orë
Përfundon thirrja publike e Qeverisë për investime kapitale nëpër Komuna, gjithsej janë dorëzuar 357 projekte
18 orë
Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve

LEXO MË SHUMË

mjeke

Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë

Drejtesi gjyqi prokurori

Formohet një departament të ri për krime të rënda

gordana siljanovska rumen radev

Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë

Ali-Ahmeti-artan-grubi

BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO-së, po shkatërron të arriturat kombëtare

besar durmishi

Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

IMG_7609

Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet

Arben Fetai

Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi

saranda imeri

Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së

IMG_7601

Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

INFO

NA NDIQ