Papastërtiat në Tetovë, ankohen qytetarët, Kasami në aksion

Picture of designer@fetishimedia.ch

21/03/2022

“Pastërtia në Tetovë është një pikë e dhimbshme tash e më se një dekadë, ndërkohë që, vetëm në ditën e pranverës, merren aksione për pastrimin e qytetit. Banorët kërkojnë që, aksione apo punë për pastrimin e qytetit, të ketë çdo ditë, dhe jo vetëm në ditën e pranverës,. E sidomos kërkohet që këta kontejnerë që bllokojnë trotuaret, duke detyruar njerëzit të ecin në rrugë, të dislokohen në vende më të sigurta”.

Qytetarët thonë se autoritetet duhet të angazhohen çdo ditë për mirëmbajtjen e qytetit dhe jo vetëm një herë në vit.

“Duhet edhe atë shumë, papastërti e madhe është, ka nevojë më tepër të punohet. Duhet çdo ditë me u bë, një ditë në vit është si pa hiç. Duhet përditë të pastrohet”, thotë një banor.

“Duhet të ketë pastërti jo veç një herë në vit, po çdo javë duhet të dali. Kontejnera nuk ka sa duhet s`mjaftojmë, duhet më tepër me pas”, shprehet një banor tjetër.

Kreu i Tetovës Bilall Kasami, ka premtuar shtimin e numrit të kontejnerëve dhe fushatë për mos hedhje të mbeturinave kudo.

“Sigurisht që do shkojmë fillimisht me fazën e edukimit dhe sensibilizimit, e më pastaj, nëse do ketë qytetarë që edhe pas kësaj nuk do jenë të gatshëm të kujdesen për ambientin, do vjen edhe faza e dënimeve”, thotë i pari i Tetovës, Bilall Kasami.

Me rastin e Ditës së Planetit Tokë, kreu i komunës së Tetovës bashkë me administratën por edhe drejtuesit e shkollave, në mënyrë simbolike, kanë realizuar aksion për pastrimin e Tetovës nga mbeturinat, ndërsa kanë vizituar edhe dy deponitë jolegale që janë në dalje të qytetit./Alsat

TË FUNDIT

Kurti në Kroaci flet për sulmin në Ibër Lepenc: Besojmë që është mbështetur dhe orkestruar nga Serbia

Rikthimi i shqipes irriton Stoillkoviqin

Zeqirija Ibrahimi: BDI-ja është e vulosur si parti antiamerikane e zhytur në korrupsion

Regjistrohet tërmet në rrethinën e Gostivarit dhe Tetovës

Intonimi i himnit në shkolla, Elezi: Propozim ligji do të plotësohet dhe ndryshohet përmes amendamenteve

Çakalla: Koha të lirohet Grupi i Kumanovës, të hetohen Ahmeti dhe Grubi!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË