Blerim Reka
Paqja e pa-përfunduar nuk mbyllet me negociatat e shpejta
Në verën e vitit 2018 plani për ndryshimin e kufijve ndërpreu “Dialogun e Brukselit”. Nga vera e kaluar Kosova u bë me 3 qeveri.
E para ra shkaku i taksës tregtare. E dyta shkaku i reciprocitetit të aplikuar ndaj Serbisë. E treta do të bie edhepse: hoqi reciprocitetin, lejoi zgjedhjet e Serbisë, karantinën serbe në veri dhe ndaloi aplikimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Në Serbi ndërkaq jo që nuk ra qeveria, por ajo u fuqizua më shumë – pas zgjedhjeve. Kosova bëri tri koncesione në emër të takimit të Uashingtonit, Serbia asnjë. Por, megjithatë nuk ndodhi as “takimi historik” në Shtëpinë e Bardhë. Pra shpejtësia- para përmbajtjes së negociatave nuk garantoi takimin.
Një paqe e papërfunduar dy dekadëshe, nuk mund të mbyllet me negociata dy mujore.