“Para një jave thoshe…”, Einxhel përplaset me Beatrixën

Mbrëmjen e së martës, Dj Dagz u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP. Largimi i tij nga shtëpia erdhi si pasojë e një zinxhiri të nisur nga Beatrixa, shkruan Express Rozë

Pas daljes së Dagzit, ajo që është mërzitur më së shumti është padyshim Einxhel, e dashura e tij.

Ajo pas spektaklit ka pasur një debat me Beatrixën, e cila vazhdimisht thoshte se e sheh shumë të afërm Dagzin, por pavarësisht kësaj, nuk e shpëtoi atë, por Egzonën.

Einxhel ia kujtoi Beatrixës fjalët që i kishte thënë para një jave, se nëse del Dagzi nga shtëpia, do të dalë edhe ajo.

Pjesë nga biseda e Einxhel me Beatrixën:

Einxhel: …edhe me Trixën që shpëtoi Egzonën para Dagzit, edhe me Egzonën që shpëtoi Donaldin para Dagzit…

Beatrixa: Mund të flasim nesër kur të jesh më e qetë…

Einxhel: Jeta, në këtë pikë nuk dua të sqaroj asgjë me asnjeri, nuk justifikoj veprimin e askujt, realisht asnjë gjë, se të mos thuash emrin tim është një gjë, por të mos thuash emrin e atij, personit që do, që para një jave po thoshe ‘po dole ti do dal edhe unë’, nuk e justifikoj dot realisht.

Beatrixa: Ishte situata, ti e ke pa si e kam bo…