“Para se të mundohemi të shesim libra, le t’i edukojmë të tjerët që t’i lexojnë ata”

Ankohemi se s’ka libraria, s’ka libra në gjuhën shqipe, nga ana tjetër shitësit ankohen se nuk shiten librat. Si do të shiten librat kur njerëzit nuk kanë edukatë leximi?! Si do të shiten kur shumica e rinis as që prekin një libër në dorë brenda muajt, jo brenda javës? Si do të ketë shitje kur edhe ato pak të rinj që lexojnë bullizohen nga ana e këtyre të dytëve që nuk prekin libër me dorë por, që veten e dinë për të mençur

Nga: Mimoza Mustafai Jonuzi

Fjalë shumë e vepra hiç. Premtime boshe, publikime të thënieve të mëdha nga autor me renome botërore por, që as idenë më të vogël nuk e kanë se çka ka dash autori të thotë me të. Dimë të citojmë e vjedhim shumë nga të tjerët, ama nuk duam të lexojmë aspak. Të gjithë gjërat i duam të gatshme, duke ia lexuar vetëm titullin e ndërtojmë lajmin, duke ia ditur veç emrin dikujt ja shkruajmë biografin, bile edhe më shumë nga sa di vetë personi në fjalë.

Kush i ka fajet? Faji jetim, si gjithmonë! Kjo nuk është aspak për tu çuditur sepse vjen nga neglizhenca e të lexuarit. Rroftë teknologjia, rrofshin rrjetet sociale ku përmes dy klikimeve arrijmë deri tek informacioni që duam. Pse të lodhemi të lexojmë faqe e faqe të tëra kur mundemi me dy renda të ndërtojmë të gjithë historinë?!

Një herë e një kohë kur nuk ekzistonit rrjetet sociale, deshe s’deshe ishe i detyruar të lexosh një gazet ditore, të dëgjosh edicionin e lajmeve, një revistë mujore në mos më pakë. Kishte edhe nga ato që lexoni edhe romane apo libra të ndryshëm por ato quheshin “njerëz me shkollë”, ato ishin të gjithë ditshmit! Hmmm! Po sot ku janë? Sot i ka përpirë toka sepse sot të gjithë janë bërë “ njerëz me shkollë” fal teknologjisë, jo fal librave. Librat i mbajnë nëpër rafte të pluhurosura ose – ose kur ju duhet ndonjë foto për të treguar se janë njerëz të lexueshëm, fatkeqësisht! Them fatkeqësisht sepse këtë ua lamë trashëgimi edhe të rinjve sepse, të rinjtë priren të ecin drejt hapave që ne i bëjmë, dhe jo drejt fjalëve që ne ju themi, apo thënë ndryshe këshillat tona.

Ankohemi se s’ka libraria, s’ka libra në gjuhën shqipe, nga ana tjetër shitësit ankohen se nuk shiten librat. Si do të shiten librat kur njerëzit nuk kanë edukatë leximi?! Si do të shiten kur shumica e rinis as që prekin një libër në dorë brenda muajt, jo brenda javës? Si do të ketë shitje kur edhe ato pak të rinj që lexojnë bullizohen nga ana e këtyre të dytëve që nuk prekin libër me dorë por, që veten e dinë për të mençur. Nga turpi këto të parët fshihen e mbyllen në strofullat e tyre për mos t’i parë kush, e ndien veten fajtor pse lexojnë.

Ja kjo është çudia më e madhe sot dhe lufta midis leximit nëpër rrjetet sociale dhe atyre që lexojnë me mijëra libra. Ky fakt është për tu shqetësuar sot por, askush nuk flet për këtë fenomen, të gjithë heshtin. Heshtin sepse më lehtë ju vjen të lexojnë dhe të diplomohen në mënyrën më të lehtë të mundshme se sa të ulen e të nxehin karrigen. Dhe mburren, mburren me plotë të drejtë sepse lexuesit e vërtet po vdesin pak e nga pakë në heshtjen e tyre!

Nuk ka shitje! Nuk ka, sepse nuk dimë të lexojmë!

Le të mësojmë të lexojmë libra pastaj të shesim. Por ne jemi mësuar vetëm të ankohemi se janë çmimet e shtrenjta vetëm pse kemi dëgjuar dikë që ka thënë se librat janë të shtrenjta, ama vet nuk e dimë as ku e ka derën libraria.
Para se të shesim libra të mundohemi t’i edukojmë njerëzit që të lexojnë!