Muhamer Pajaziti
Para se të vijë pranvera dhe pushteti për ju, kujtoni Avniun e zhigosur, të harruar në kohë,
Agimin që diellin ia ndalët
E s’mundi të shkonte as tek varrimi i i nënës.
Kujtoni bacën Sulë nga Sopoti,
Plakun e UÇK-së që e verbuat dhe me gjithë familje e persekutuat
Kujtoni kurthin e Kumanovës,
Torturat, britmat, dhimbjen e djemve,
Ata që dikur na sollën lirinë,
E ju i latë mes prangash e nostalgjisë për frontin e lirisë.
Kujtoni vrasjen e Shqiponjës në pabesi,
Buzëqeshjen që ia ngritë Rexhailit,
Dhe e mbytët në kazamatet e errëta,
Aty ku jeta nuk njeh më dritë.
Kujtoni Burahnin nga Poroi e Agimin nga Shkupi,
Që pafajësia i mban të burgosur
Kujtoni buzëqeshjen e Kushtrimit dhe atdhedashurinë e tij.
Kujtoni Monstrën, britmat e njerëzve në spitalin modular
Që u dogjën të gjallë, e u shkrumbuan.
Kujtoni Almirin e vogël
Engjëllin që nuk e latë të lundronte në valët e jetës
Një padrejtësi që vret e vret,
Në kujtime përjetësisht troket.
Keni shumë për të kujtuar,
Por asgjë s’do mbetet pa përgjegjësi,
Hajninë ndoshta mund ta falim,
Por jo ëndrrat e thyera, jo rininë e ikur në hije!
Mos të flasim për gjuhën që na e cunguat, simbolet, flamurin e shkurtuar dhe trajtimin tonë me numra të pa përfillshëm
Tani mbetet të shihet se a ia vjejti?
@highlight