Para seancës së Parlamentit Europian, një eurodeputet bullgar kundër gjuhës dhe identitetit maqedonas

Picture of INA
INA

01/06/2025

Një eurodeputet bullgar do të përpiqet ta definojë identitetin dhe gjuhën maqedonase me një amendament si të kohëve të fundit, dhe jo siç thuhet në raportin e raportuesit për Maqedoninë Tomas Vajc si shumëshekullorë, thotë kryeministri Mickoski. Ai shton se i vjen keq që deputetët nga fqinji ynë lindor po flasin me një retorikë të tillë, e cila kthen kohën e Zhivkovizmit. Kryeministri paralajmëron se Maqedonia nuk do të reagojë me retorikë të ashpër, por do të shprehë keqardhje dhe do të bëjë thirrje për marrëdhënie të mira fqinjësore, siç bëjnë vendet europiane.

“Ajo që mua më shqetëson është përpjekja e një eurodeputeti i cili vjen nga partia në pushtet GERB, të dorëzojë një amendament ku gjuhën maqedonase do ta definojë si “present” që në gjuhën angleze do të thotë “i kohës së tashme”, me çka shihet qartë se e nxjerrë në pah politikën e Zhivkovizmit e cila fatkeqësisht ende është e gjallë te politikanët e Sofjes”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i LSDM Venko Filipçe nga tribuna e të rinjve në Strumicë me mesazh për bashkim dhe kthimin e së ardhmes europiane në shtet.

“Me luftën tuaj, ne do ta kthejmë Maqedoninë aty ku e meritojmë të jemi, në rrugën europiane, në familjen europiane të kombeve. Shumë veta pyesin se cili është përfitimi? Përfitimi është se kjo do të jetë një njohje e identitetit tonë. Sepse do të jetë një mënyrë për të jetuar me një cilësi më të lartë jetese dhe sepse hyrja në Europë është bashkimi përfundimtar i të gjithë maqedonasve”, potencoi Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.
Deputetët bullgarë mbështetën rezolutën mbi proceset e integrimit europian të Maqedonisë me 194 vota “Pro”, me të cilën Sofja dërgon mesazh se nuk do të ketë Plan B për Maqedoninë nëse nuk e respekton Marrëveshjen, dhe i thanë Mickoskit se me qëndrime të tilla është në pikëpyetje nëse Maqedonia do të jetë në gjendje të vazhdojë fare procesin. Të mërkurën, raportuesi për vendin, Tomas Vajc, do t’ua paraqesë Raportin e Vendit eurodeputetëve, i cili thekson veçantinë e identitetit dhe gjuhës maqedonase.

TË FUNDIT

“Për të ikur nga DUI duhet guxim, kaçik…” – Saranda Imeri thumbon Blerim Bexhetin

Gentian Toshkezi, ndër neurokirurgët më të mirë shqiptar në Amerikë

Jasir Asani drejt një klubi tjetër, por afër Koresë së Jugut

Nikollovski: Po bisedojmë me Britaninë që të hiqen viza

Noterët kërkojnë rritje të çmimeve për shërbimet për shkak të kostove të rritura dhe tarifave të vjetra

Bujar Osmani prezanton skuadrën Dizhoni 2b

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË