Para takimeve në Bruksel, krejt çfarë do t’i kërkohet Kurtit nga liderët evropianë

Picture of INA
INA

26/10/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë udhëtuar drejt Brukselit për të shfrytëzuar mundësinë për takime të veçanta me përfaqësuesit e BE-së dhe liderët kryesorë evropianë që të diskutohet mbi dinamikën e zbatimit të marrëveshjes bazë rreth normalizimit të marrëdhënieve.Burimet e Albanian Post brenda procesit negociator, tregojnë që me konfirmimin publik për ta pranuar propozimin evropian për statutin e Asociacionit, si një bazë e mirë për negociata të mëtejme, Qeveria e Kosovës ka bërë hapin e parë drejt zbatimit të hapave të paraparë në planin e BE-së për zbatimin e sekuencuar të marrëveshjes së Ohrit.

Sekuenca e parë fillon me veprimin e Kosovës: “fillimi i procesit të negociatave për Statutin e instrumentit të vetë administrimit për serbët e Kosovës”.

Ky veprim i palës kosovare duhet të ketë përgjigjen me veprimin konkret të Serbisë, konkretisht, “Serbia nuk insiston më në përdorimin e yllit dhe fusnotës ose pjesëmarrjen e UNMIK-ut në forumet rajonale”.

Sipas burimeve të AP, ndërmjetësuesit synojnë që të përmbyllin negociatat për Statutin para samitit të fund vitit të liderëve të shteteve të BE-së (sekuenca e dytë).

Të njëjtat burime thonë se në fund të këtij procesi Kosova do të marr përsipër autorësinë e draft-statutit përfundimtar.

Në ndërkohë, siç shpjegojnë burimet e AP, po punohet intenzivisht që në samitin e paqes në Paris, me 10 dhe 11 Nëntor, të ketë një takim në mes të Kurtit dhe Vuçiç, në prani të liderëve kryesorë evropianë.

“Nëse ndodh, fakti që ndodh në samitin francez të paqes, ky takim do ta ketë një rëndësi të madhe simbolike që shënon rikthimin e palëve në rrugën e paqes”, thotë burimi i AP-së.

Gjithashtu, këto burime ndërkombëtare shpjegojnë që themelimi faktik i Asociacionit mund të vonojë për disa muaj për shkak të nevojës që fillimisht të organizohen zgjedhje të reja në komunat veriore.

Pra, duhet të ketë një qetësim të përgjithshëm të situatës, vendosje të kryetarëve që gëzojnë mbështetjen e popullsisë vendase, dhe më pas ta vazhdohet me themelimin faktik të Asociacionit, si hap i rëndësishëm në procesin e re-integrimit të komunitetit serb në rendin juridik dhe politik të Kosovës.

Të pyetur se çfarë përfiton Kosova nga e gjithë kjo, burimet e AP-së shpjegojnë që, në raportet bilaterale, Kosova përfiton garanci të fuqishme sigurie nga aleatët e saj kryesorë si dhe mbështetje tejet aktive për njohje të mëtejshme të pavarësisë, me theks të veçantë te pesëshja mosnjohëse e BE-së.

Po ashtu, mbështetje të fuqishme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe një pako serioze të asistencës ekonomike dhe financiare për Kosovën.

TË FUNDIT
7 orë
Spanja kampione e Evropës
9 orë
Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja
13 orë
Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!
15 orë
Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos
15 orë
Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë?

ME TE LEXUARA

18 orë
“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë
15 orë
Çfarë Trump i tha sigurimit pak sekonda pasi u qëllua

1 ditë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)

LEXO MË SHUMË

IMG_4367

Spanja kampione e Evropës

IMG_4365

Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

IMG_4356

Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos

IMG_4355

Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë?

trump sulm

Çfarë Trump i tha sigurimit pak sekonda pasi u qëllua

IMG_4340

“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë

Snajper trump

Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)

trump sulm

FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!

INFO

NA NDIQ