Paraburgim për kirurgun nga Manastiri që u kap duke marrë ryshfet

Picture of Ina Online
Ina Online

30/01/2025

Kirurgut M.S (64) i cili u arrestua për pranim të ryshfetit prej 150 euro në Spitalin klinik të Manastirit, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej tetë ditëve, konfirmoi Prokuroria.

Më 28 janar, rreth orës 17, policia e Manastirit në ambientet e Spitalit klinik në Manastir ka arrestuar M.S, kirurg për një kohë të gjatë në Repartin e Kirurgjisë në spital.

Sipas Prokurorisë, dyshimi ka dalë nga fakti se më 27 janar, i dyshuari si person që kryen punë me interes publik, gjegjësisht si mjek kirurg në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Klinik në Manastir, ka kryer një ndërhyrje kirurgjike, dhe më pas në mënyrë indirekte përmes një dëshmitari i ka kërkuar djalit të pacientit që t’i japë para në shumë prej 150 euro për ta shpërblyer për punën e bërë.

Të nesërmen, në ambientet e spitalit, djali i ka dhënë të dyshuarit tre kartëmonedha prej 50 euro në një zarf. Pas pranimit të tyre, i dyshuari është bastisur dhe zyrtarët e autorizuar nga Sektori për Punë të Brendshme Manastir kanë gjetur dhe konfiskuar paratë.

Nga Spitali klinik “Dr.Trifun Panovski” në Manastir njoftuan se Policia e Shtetit Manastir i ka njoftuar për rastin dhe inkurajon organet hetimore që të veprojnë në mënyrë transparente dhe ligjore.

TË FUNDIT

“Po e shpallin fituese opozitën, por po harrojnë që Kurti i ka nja 4 opsione me e ba qeverinë”

Pas deklaratave të Gjestit në ‘Big Brother VIP Albania’, ky është reagimi i Xhenetës

Në seancë kuvendore do të votohet për anëtarët e rinj të Këshillit të ASHMAA

Sot jepet masa e sigurisë, Veliaj niset drejt Gjykatës së Posaçme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Guardiola për Real Madridin: Ata ishin më të mirë me topin, ne ishim pak në ankth

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË