Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, Gjykata Penale e Shkupit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, 29-vjeçarit nga Kumanova, i cili së bashku me persona të tjerë, aktualisht të panjohur, kanë fshehur një sasi të madhe armësh dhe municione në një kanal pranë rrugës lokale ndërmjet fshatrave Orllancë dhe Nikushtak.
Sipas Prokurorisë Publike të Shkupit, paraburgimi është kërkuar për shkak të rrezikut të arratisjes pasi më 29 dhjetor ishte ndaluar në vendkalimin kufitar “Bllacë” në tentativë për t’u larguar nga vendi dhe po ashtu nga provat e siguruara materiale rezulton se kishte bashkëpunëtorë, ndaj mund të ndikonte tek ata nëse mbrohet nga liria.
Në lidhje me rastin për të cilin është ndaluar i dyshuari H.S, 29-vjeçar, Prokuroria thekson:
“Më datë 18 dhjetor, policia ka gjetur një automatik, një duzinë automatiku, korniza armësh dhe një numër të madh fishekësh”, thekson prokuroria.