Paraburgim për Sefer Nasufin, që plagosi shefin e policisë së Strugës

ina-online
ina-online

29/07/2023

Gjykata e Strugës ka shqiptuar masë paraburgimi 30 ditësh për Sefer Nasufin, i cili të premten plagosi shefin e policisë së Strugës Dritan Ajro.

Sefer Nasufi, 44 vjeç, nga fshati Veleshtë i Strugës ngarkohet me veprën penale tentim për vrasje.

Ja si ndodhi incidenti?

Derisa shefi i policisë ishte në veturën e tij, Nasufi e ka parakaluar në afërsi të Qendrës mjekësore në Strugë dhe e ka parkuar makinën paralelisht me të.

Fillimisht ka filluar t’i bërtiste dhe ta kërcënonte me armë se do ta vriste, duke akuzuar shefin e policisë se ka dërguar vazhdimisht policë për ta ndjekur. I dëmtuari ka dalë nga automjeti dhe mes tyre ka ndodhur një përleshje e shkurtër fizike, pas së cilës kalimtarët i kanë ndarë. Viktima ka hipur në veturë për të thirrur policinë, por në atë moment i dyshuari ka parkuar veturën pas tij, ka dalë me thikë në dorë dhe e ka prerë nën nofullën e poshtme në drejtim të qafës, me gjatësi 11 dhe thellësi prej 5 centimetrash. Menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes. Ky ka qenë versioni zyrtar i Prokurorisë për incidentin.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ora

Doganat e Maqedonisë parandalojnë kontrabandim të 84 orëve Casio dhe 7.560 copë bizhuteri

bajram begaj

Presidenti Begaj: Shqipëria u zgjodh për herë të tretë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB

VISAR

Talat Xhaferi kryeministër, Ademi: Kthim prapa s’ka, moment që shënon histori!

moti

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

dimitar kovacevski

Kovaçevski: LSDM do të korrë fitore të dyfishtë në zgjedhje

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

Rama-Scholz-1068x730-1-600x360

Rama e harron “Open Balkan”, falendëron Scholzin për Procesin e Berlinit, e quan platformë kryesore për rajonin

qeveria-nato

Qeveria: Propozim-ligji për ndihmë financiare – pritet që pagesa të nis nga ky muaj!

ash

ASH: Aktoivizohu kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

INFO

NA NDIQ