Paraburgim për tetovarin që vrau djalin

Picture of INA
INA

03/01/2025

Pushkën që e kishte për gjueti e përdori për të vrarë djalin e tij. Kështu, nata e Vitit të Ri në vend se të ishte natë feste, u shndërrua në tragjedi në familjen tetovare. Edhe pse tragjedia kishte ndodhur më 31 dhjetor, në banesën që ndodhet në “Bllok 70” në Tetovë, megjithatë ky rast u zbulua pas dy ditëve. Të afërmit kishin njoftuar policinë dhe zjarrfikësit se nuk mund të hapin derën dhe askush nuk përgjigjet në telefon. Me ndihmën e zjarrfikësve dera është hapur dhe në banesë është gjetur i vdekur 39-vjeçari me iniciale S.N, ndërsa pa ndjenja ka qenë 65-vjeçari me iniciale M.N respektivisht babai i viktimës. Pas hetimeve të bëra, është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje, respektivisht të dy kanë jetuar të vetëm në banesë dhe kanë patur një zënkë paraprakisht para aktit makabër.

“Të enjten rreth orës 18:50, në ‘Bllok 70’ në Tetovë, S.N.(39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N., është gjetur një pushkë gjuetie. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e rastit, në koordinim me prokurorin publik, është konstatuar se kemi të bëjmë me vrasje e kryer më datë 31.12.2024, ku pas një konfrontimi fizik të mëparshëm, M.N. (65) ka vrarë me pushkë gjuetie djalin e tij S.N. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresë përkatës”,informoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Pas ngjarjes që tronditi banorët e Tetovës, në vendngjarje ka dalur edhe prokurori publik, ku pas hetimeve të bëra Prokuroria themelore publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 65-vjeçarit nga Tetova, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 të Kodit Penal.

“Gjatë dhunës në familje dhe pas një mosmarrëveshje të shkurtër reciproke, i dyshuari me dashje i ka marrë jetën djalit të tij 39-vjeçar, me të cilin jetonte në të njëjtën banesë, me një të shtënë nga një pushkë gjuetie që e posedonte me leje. Plumbi e ka goditur viktimën në gjoks dhe i njëjti ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa i dyshuari ka qëndruar në banesë me trupin e pajetë të të ndjerit derisa janë gjetur. Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin”, njoftuan nga Prokuroria themelore publike në Tetovë. (koha.mk)

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË