Parada shqiptare – në Nju Jork 10 mijë shqiptarë kuq e zi për Çamërinë (FOTO)

0

Nga Beqir Sina/INA

Të shtunën, më 8 qershor në mesdrekë, u mbajt në Nju Jork, Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mblodhi disa komunitete emingrantësh nga kryqetërthor botës, të parakalojnë mes një entusiasmi dhe gëzimi të paparë tradite dhe kulture.

Kjo, paradë për nga pjesmarrja vitet e fundit, njihet edhe se si Parada Shqiptare, mbasi ky është një manifestim ku shqiptarët e zones së Tri -Shteshit, nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, për disa orë këndojnë e vallëzojnë, kuq e zi.

Kete vit kjo parade shenoje edhe pjesmarrjen me te madhe – rreth 10 shqiptare nga zona e Tri-Shteshit parakaluan mes kenge e vallveve ne rrugen e famshme Amerika ne Manhatan ne zemer te Nju Jujorkut.

Aty ku për çdo vit në zemër të qytetit të Nju Jorkut , Parada Shqiptare, ka kulmuar sot në rrugën e famshme “America “ 6th Avenue, në Manhatan NYC, ku shqiptarët e Amerikës, me këngë e valle, dhe veshjet tona folklorike, të Shqipërisë, Kosovës, dhe gjitha trevave shqiptare, pankarta ku kërkohej Çamëria e Kosova, dhe liritë e të drejtat e shqiptarve në trojet e tyre, bene qe Nju Jorkut te vishej per disa ore vetem kuq e zi .

Këtë vit Parada Shqiptare, për herë të dytë prej se kur organizmin dhe manxhimin e saj për komunitetin shqiptar, zyrtarisht e ka organizata Rrënjët me President z. Marko Kepi, ne bashkepunim me komuniettin shqiptar zgjodhi të nderojë me kete Parade Çamërinë , një iniciativë kjo për të bashkuar komunitetin shqiptar, në një ditë si kjo në metropolin e botës – dedikuar Çamërise, dhe nëpërmjet simboleve u kujtua 75 vjetori i gjenocidid Shqiptar (Çam)!

Parada përcoll një mesazh për bashkimin e Shqipërisë.

Disa nga paradat e organizuara në keto 10 vite janë: Çamëria (2010), Shqiptarët në Mal të Zi (2011), Shqipëri Etnike (2012), Jemi një (2013), Të gjithë kemi rrënjë shqiptare (2014), Ilirida është Shqipëri (2015), Nënë Tereza (2016): Arbëreshët, (2017) : UÇK (2018), dhe kjo është Çamëria – 2019.

Gjatë kësaj parade pëvec fjalimeve, nga drejtuesi i kesaj Parade Marko Kepi, dhe Nik Beqaj, në qendër të saj, ishin dhe nderimet e fjalimet e Xhozef DioGuardit, Sali Bollati, Marin Mema, Me pas nisen këngët e vallëzimet nga grupet kulturore shqiptare, nga Çamëria dhe të gjitha trevat shqiptare.

Marshi i paradës në bulevardin Amerika në Nju Jork, shoqerohej me një shtrishe të madhe sa gjeresia e sheshit ku eshte shkruar “Çamëria është Shqipëri – Chameria is Albania” shqip dhe anglisht dhe :”Ne nuk kerkojme revanzh por kerkojme Drejtesi”.

Parada u organizua nën kujdesin e organizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, me President, Marko Kepi – Nick Beqa, dhe kontributin e madh te Belul Qokut, me mbështetejen e fuqishëm nga shoqatat dhe organizatat e komunitetit Shqiptarë, bizneset shqiptare në SHBA, dhe individ qe japin donacione per ta bere sa me shume madheshtore kete parad.

Gazetari i Top Chanell nga Tirana Marin Mema – ishte zgjedhur të jetë Grand Marrashll” ndersa “Marshall Nderi” ishin Sali Bollati- Miss Nju Jorku Florinda Kajtazi, David Tubio dhe Xhozef Dioguardi dhe folesit kryesor i paradës!

Ndërkohë, që të ftuar nderit ishin: Dritan Sejko – President i Shoqatës Patriotike Çamëria – Tiranë. Ilir Ademi – President i Organizates Çamëria – SHBA, dhe “Marshall Nderit” të gjithë të lindur në Çamëri: Sali Bollati, Ahmet Giaffo, Bashkim Braho, Nikos Stylos, Gani Mezani, Justina Spiro & Nazo Veliu, lindur në Shqipëri nga prindër Çam.

Gepostet von INA- Iliria News Agency am Sonntag, 9. Juni 2019