Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Picture of INA
INA

22/02/2025

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Komuna e Dragashit ka shënuar një fenomen të pazakontë.

Ndonëse sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë, vetëm 15 qytetarë janë deklaruar si serbë në këtë komunë, rezultatet zgjedhore tregojnë një numër të lartë votash për partitë serbe.

Në nivel komunal, Lista Serbe ka marrë 127 vota, e pasuar nga partia e Nenad Rashiqit me 98 vota. Ndërkohë, SRPSKA DEMOKRATIJA ka marrë 8 vota, ndërsa partitë “Srpski narodni pokret” dhe “GRADJANSKA INICIJATIVA NARODNA PRAVDA” kanë siguruar nga 3 vota secila.

Edhe “Partija kosovskih Srba” e Aleksandër Jabllanoviqit ka siguruar 2 vota.

Mbi një mijë vota në Dragash mori edhe partia gorane e Adem Hoxhës që ja siguron këtij të fundit një mandat deputeti në Kuvend.

Pa vota nuk mbeti as SDU e Duda Baljes e cila në fshatrat e Gorës mori 643 vota, të cilat janë një ndihmesë shumë e madhe në sigurimin e mandatit të saj që ia rezervon Kushtetuta si partia e dytë boshnjake.

Ndryshe në Komunën e Dragashit, te partitë shqiptare ka qenë një garë e ngushtë mes tri partive kryesore.

LVV është renditur e para me rreth 300 vota më shumë se partia e dytë PDK, dhe me 400 vota më shumë se LDK e cila doli e treta në këtë komunë në këto zgjedhje.

Kujtojmë në fillim të vitit autoritetet shtetërore kishin mbyllur 4 komuna paralele serbe që vepronin jashtëligjshëm në Komunën e Dragashit.

Një prej këtyre strukturave, e vendosur në fshatin Vranisht, ka operuar ilegalisht për gjithë këto vite, duke lëshuar dokumente për komunat e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit.(Telegrafi)

TË FUNDIT

Edhe 48 orë burg për Kreshnik Bekteshin!

Gerlach:Spitalet duhet të përgatiten për luftë

Mickoski paralajmëroi hapjen e rasteve të spitali modular në Tetovë dhe Llaskarcës: Ose do të mbijetojmë ne-Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët!

Shqipëria përshëndet përkushtimin e Taravarit! Ministrja Koçiu shpreh ngushëllime dhe ofron ndihmë për të prekurit nga tragjedia në Koçan!

BDI: Pushteti tragjedinë e Koçanit po e trajton me qasje selektive! Po i mbrojnë të vetët dhe fajtorin e kërkojnë diku tjetër…

“Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, ja çka e kemi Kosovën”, ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË