shkruan: Medai Shaholli
Para se të flasim për opozitën e ‘Severnës’ nuk mund t’i anashkalojmë patericat shqiptare të pozitës si DUI dhe ASH, të cilat me vullnetin e tyre po mbajnë në këmbë qverinë Dhimo Kovaçi, duke u betuar se do të votojnë ndryshimet kushtetuese në emër të eurointegrimeve për ta lënë edhe për një dekadë të paktën të pandryshueshëm 20% e famshëm antishqiptar.
Por, kjo është pozita servile e përbetuar e pushtetit e cila ‘leh dhe kafshon’ shqiptarët nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave të gjitha ata që e kundërshtojnë kursin politik proeuropian me 20% e pandryshuar në kushtetutë, pasi tani nuk qënkësh momenti dhe se do të vij koha kur Europa do t’ia tërheq për veshi ‘drzhavën Severna’ për ta hequr 20% si njollë të zezë të identitetit gjuhësor shqiptar.
Ndryshimet që do të vijnë me ta janë broçkulla dhe dëngla që thotë pozita shqiptare, pasi jemi mësuar me to prej dy dekadash si një film që e kemi parë tashmë se kushdo që ka marrë pjesë në qeveritë e koalicionit, si ata të pozitës por edhe të opozitës së sotme nuk e kanë kërkuar seriozisht heqjen e nofkës së turpit siç është 20%, por e kanë ruajtur të pa prekur si monument historik dhe si ‘peshqesh’ nga MO!
Le të kthehemi tani te opozita e sotme ku ajo po luan me kartën nacionaliste duke e përdorur Albin Kurtin.
Dje Albini me opozitarët shqiptarë nga ballkoni i hapur ata kanë sfiduar ‘Ballkanin e Hapur’ dhe mirë kanë bërë, por ama paradoksi qëndron te këta opozitarët sot që dje kur ishin në pozitë kanë promovuar ‘Ballkanin e Hapur’ të Vuçkos dhe sot për shkak të interesit të tyre po bëhen me Albinin.
Kjo është opozita hileqare që Albinin e do për ta rritur prestigjin e tyre si opozitë atdhetare ndërsa nuk i preferon metodat e Albinit për të ardhur në pushtet.
Kjo opozitë si zhapë shalqiri nuk preferon gazin lotësjellës të VV si mjet kundërshtimi dhe bllokimi në parlamentin e Severnës për t’i bllokuar ndryshimet kushtetuese që mbajnë brenda saj njollën e shovinizmit sllav të 20% ndaj shqiptarëve, por përkundrazi kërkon konsesus nga komitët e VMRO-së për t’i miratuar ato ndryshime për hir të eurointegrimeve.
Kjo opozitë kërkon t’i ngjajë Albinit në paraqitje por jo në praktikë, sepse ajo është pozicionuar djathtas si filozofi politike dhe nuk përdor mjetet e rebelimit si e majta e Albinit për të ardhur në pushtet.
Ky është paradoksi i opozitës që Albinin e do për foto por jo rrugën e Albinit që ndoqi për të ardhur në pushtet.
Kjo opozitë shqiptare pasi k fjetur deri dje herë me Zajkon herë me Dhimon që kërkon të vij nesër në pushtet si qeveri e koalicionit me VMRO-n, nuk do ta përmend kurrë më heqjen e 20% antishqiptar, pasi është një tregim ‘deja vu’ kur ishin në pushtet dhe denigrimi i gjuhës shqipe nuk i bënte përshtypje por kanë votuar pro përdhosjes së gjuhës shqipe.
Këto fakte i di edhe Albini por nuk guxon t’ia përmend as t’i udhëzojë se me identitet të përdhosur nuk duhet hyrë në BE, pasi ‘drzhava’ e shpall nongrata dhe nuk gjen më mbështetje nga shqiptarët për kredi dhe prestigj politik!
Por, Albini nuk do dhe as nuk mund të ndikojë në ndryshimet kushtetuese për heqjen e 20% pranë opozitës, e cila e ka dhënë besën se do t’i votojë ato ndryshie me 20% e pandrshuar.
Ahere ku e shohin shqiptarët ndihmën Albin Kurtit nëse partitë politike shqiptare nuk e kushtëzojnë qeverinë për heqejen e nofkës shovene nga kushtetuta dhe të statusit denigrues që kanë shqiptarët si minoritet i favorizuar?!
Faktori i brendshëm politik shqiptar është faktori që mund të bëjë kthesën e madhe nëse niset nga interesat kombëtare për ndryshmet në vend sa i përket statusit dhe gjuhës shqipe dhe jo fotografitë e ekspozuara me Albinin për t’u dukur patriot.
Një paradoks tjetër i opozitës shqiptare të ‘Severnës’ është se ajo po ia atribuon vetes rolin dalëzotës të shqiptarëve kur deri dje ishte urtë e butë nën jorganin e Dhimos, por që sot është inkurajuar me ardhjen e Albinit në Çair e Tetovë, duke përuruar rrugë lokale të afrimit dhe të bashkimit të dy qyteteve shqiptare si Tetova dhe Prizreni, me ç’rast ata i kanë paraqitur ato si kauza të mëdha kombëtare dhe vepër të opozitës.
Kjo ishte loja e madhe shpërblyese pasi projekti për hapjen e tulelit nuk është në dorën e Bilit por në dorën e qeverisë Dhimo.
Si duket hapja e tunelit nuk është prioritet i qeverisë Dhimo, ndaj zhurma e lidhjes së Prizrenit me Tetovën përmes hapjes së tunelit tani për tani është pjesë e zhumës mediatike të opozitës shqiptare.
Nga ana tjetër, edhe Albin Kurti po e shfrytëzon këtë pritje madhështore të opozitës shqiptare në ‘drzhavën Severna’ për llogaritë e tij duke ngritur besimin e lëkundur në Kosovë pas ngjarjeve të fundit në veri dhe si një sfidë ndaj të Edvin batërdisë për rolin e liderit shqiptar në rajon.
Jehona e kësaj vizite shpejt do të harrohet dhe se opozita hileqare shqiptare ashtu si dhe pozita si shfalerkë e përjetëshme e bordelos qeveritare, ‘do të hyjnë së bashku si delet’ në parlament për t’i votuar ato ndryshime kushtetuese që ua kërkon despoti Dhimo por që lënë të paprekur nofkën e turpit të 20% për shqiptarët.