Paradoksi me ‘peshqit e mëdhenj’ në Maqedoni!

0

Muhamer Pajaziti

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në vitin 2016 mori drejtimin e qeverisë me parullën “Pa drejtësi nuk ka paqe”. Kjo moto për kohë të shkurtër u shua sikur fluska e sapunit dhe askush nuk dha përgjegjësi.

Tani jemi në vitin 2020 dhe po i afrohemi vitit 2021, Zaev dhe Ahmeti, pa ju dridhur fare qerpiku sërish premtojnë mrekulli dhe reforma të thella në sistemin e drejtësisë, madje edhe procesin e vetingut si mekanizëm juridik për kthimin e besueshmërisë së qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
Por kësaj herë, nuk ka ndonjë entuziazëm dhe besim tek qytetarët. Ata e kanë parë me sytë e tyre paradoksin se si u arrestua ajo që kishte ardhur për ti arrestuar të tjerët.

Katica Janeva përfundoi në bankat e gjykatave, kësaj herë ndryshe nga fillimi, dukej më e bukur, më sharmante, ndërsa shoqet e saja Fatimja dhe Lencja edhe më ekstravagante.

Por atë që nuk e priste askush ndodhi! U shua Prokuroria e Speciale e krijuar me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë e që kishte për detyrë ti fuste nëpër qeli bosët e krimit në Republikës e Maqedonisë.

Peshqit e mëdhenjë të cilët kanë zhvatur popullin duke vjedhur miliona e miliarda vazhduan të bredhin të lirë, madje shpeshherë flasin edhe për parime e vlera demokratike.

Bilansi i këtij institucioni është qesharak: Vetëm tre raste të përfunduara, 15 aktive në Gjykatën Penale dhe 17 hetime që presim padi. Hetime pa fund, disa shpëtuan e disa madje nuk e panë burgun nga brenda.

Me kalimin e lëndëve të Prokurorisë Speciale te Prokuroria e Rrregullt vetëm se u ndërruan kapelat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe po vazhdon avazi i vjetër i kapjes së shtetit.

Përpos që nuk u luftua krimi politik, nuk u zbardhën e rastet e montuara ndaj shqiptarëve që dënuar me qindra e mijëra burg.
Shteti policor dhe personat që e drejtonin atë për ti kalbur me burg shqiptarët, me qëllimin për ta dëmtuar imazhin e tyre si popull nuk u dënuan asnjëherë.
Nuk u dënuan për maltretimin dhe zhigosjen e shqiptarëve për të pranuar vepra të cilat asnjëherë nuk i kishin bërë.

Nuk u zbardhë as vrasja e pesfishtë te Liqeni i Smilkovës, me gjithë se kryeministrit vet kishte pranuar se ka faktet për pafajsinë e shqiptarëve të dënuar për këtë vepër.

Edhe rasti i Kumanovës mbeti një mister dhe nuk u lejuar hetimi ndërkombëtarë.
Për të gjitha këto sot po heshtë Zavi, po heshtin edhe partitë shqiptare në pushtet e opozitë. Po heshtin edhe qytetarët sepse kanë humbur shpresën dhe besimin se një ditë do të bëhet mirë në këtë shtet.

Ky i është Ballkani, një dru i pagdhendur që nuk duron dot transformimin dhe ku politika zhvillohet për qëllime personale dhe jo për të mirën e përgjithshme të shoqërisë.
Shpresat për një jetë në Maqedoni vazhdojnë të vëniten. Qytetarët vazhdojnë të jetojnë me paga minimale derisa sa janë të mbytur nga taksat dhe faturave të kompanive të privatizuara që i rrjepin ata. Mortaja e bardhë e ka kapluar vendin, i cili rrezikon të mbetet pa rini dhe të ardhme. (INA)