Paralajmërimi i kobshëm: Tokat Shqiptare do të zbrazen, ja kush e jep alarmin!

0

Sociologu dhe profesori universitar Fadil Maloku ka komentuar lidhur me një sondazh të bërë kohëve të fundit, sipas së cilit Kosovën do ta brakstisin 48% të qytetarëve, ndërsa Shqipërinë 43%.

Nisur nga ky rezultat, Maloku i ka bërë thirrje politikës gjithëshqiptare që t’i mbyllë dyqanet e klaneve mafioze. Kjo ngaqë siç shprehet sociologu, më nuk do të kenë as blerje votash e as premtime të rrejshme.

”Paralajmërim i kobshëm; Kosova e Shqipëria, do zbrazen… Nëse, sipas sondazhit të Monitor.al, (që paska bërë në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor) Kosovën, do e braktisnin 48% të qytetarëve, kurse, Shqipërinë 43%, shkaku i punësimit, atëherë, unë i them politikës injorante gjithëshqiptare; Mbyllni, “dyqanet” e klaneve mafioze, s’bashku me kupolat e krimit e korrupsionit të paparë në gjithë rajonin! Sepse, thjesht, s’do keni më as blerje votash, as premtime bosh, e as premtime rrenacake, as klientelë militante, as verbëri partiake, as nënshtrim të tejskajshëm… e shumë e shumë do privilegje tjera të pamerituara”, ka shkruar së fundmi Maloku në facebook.

Komentet

komentet