Paralajmërimi i Markut për meçin e ardhshëm: Do të zhvillohet në verë dhe me tifozë

Boksieri i mirënjohur shqiptar u përball me Rylan Charltonin të shtunën në “Wembley”, shkruan “Zeri.info”.

Në mënyrë bindëse, Marku arriti të regjistrojë fitore.

Megjithatë, tashmë Marku e ka bërë paralajmërimin e madh për ndeshjen e ardhshme.

Ai në rrjetin social “Facebook” shkruan se përballja e tij e radhës do të luhet në verë, dhe me tifozë.

“Lufta ime e radhë këtë verë do të jetë me publik, një event i madh dhe të gjithë jeni të ftuar”, ka shkruar Marku.