Paralajmërohet investim prej 300 milionë eurove në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut paralajmërohet një investim prej 300 milionë eurove. Ky lajm u dha nga zëvendëskryeministri për ekonomi, Fatmir Bytyqi për emisionin “Brifingu i mëngjesit”, përcjell INA.

“Nga e hëna do të realizoj një takim për një investim prej 300 milionë eurove, dhe se bëhet fjalë për dy investime, njëri i huaj dhe tjetëri vendor që kapin këtë shifër investimi”, theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi. Ai tha se kompania e huaj është amerikane nga Pitsburgu.

Sipas tij, investitorët kanë premtuar punësimin e 60 vetave në fazën e parë, me rroga mbi 30 për qind më të larta se rrogat mesatare. (INA)