Paralajmërohet ligj i ri për vetëqeverisje lokale me mundësi të revokohet kryetari i komunës dhe të vendoset polici komunale

Picture of INA
INA

03/10/2024

Mundësi për revokim nga funksioni kryetar i komunës dhe futje e policisë komunale janë risitë që duhet të përfshihen në ligjin e ri për vetëqeverisje lokale, të cilin dje e paralajmëroi ministri për vetëqeverisje lokale, Zllatko Perinski.

Ligji aktual për vetëqeverisje lokale, i cili është i vjetër mbi 20 vjet, nuk ka mundësi për revokim nga funksioni kryetar i komunës, prandaj kryetarët e zgjedhur kryetarët e zgjedhur qëndrojnë në funksion deri në fund të mandatit. Sipas Perinskit, duhet të ndërhyhet në Ligjin përmes një konsensusi të gjerë dhe të dëgjohen ekspertët ndërkombëtarë.

“Pikërisht për këtë ne besojmë se është e nevojshme të ndërhyhet në këtë ligj përmes një konsensusi të gjerë, të dëgjohen ekspertët ndërkombëtarë dhe vendorë, të gjendet një zgjidhje e përbashkët për ndryshimin e kësaj anomalie të ligjit”, tha Perinski në konferencën e djeshme për shtyp me rastin e 100 ditëve nga puna e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

Me ligjin e ri për vetëqeverisje lokale, i cili duhet t’i përshtatet kushteve moderne të jetesës, paralajmërohet edhe futja e policisë komunale me qëllim të parandalimit të dukurive devijuese duke shkatërruar pajisjet urbane.

“Ne përballemi me probleme të përditshme – po shkatërrohen pajisjet urbane të investuara nga vetëqeverisje lokale, të cilat investohen dhe më pas mbeten plotësisht të pambrojtura. Prandaj ne besojmë se Ligji për veprimtari komunale që është në kompetencë të një ministrie tjetër, duhet të përpunohet dhe të përshtatet në drejtim të sigurisë më të madhe, të ruajtjes së atyre investimeve në infrastrukturë nga vetëqeverisjet lokale, ndërsa synimi ynë është që të njohim policinë komunale në Ligjin për vetëqeverisje lokale që në të ardhmen të parandalojmë situata të tilla devijuese”, thotë Perinski.

TË FUNDIT

Clark: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Iseni me delegacionin nga Kosova për zbatimin e protokollit të ri të kalimit kufitar

Mickoski i bën thirrje çifteve të lindin më shumë fëmijë

Sekretari i ri i Shtetit, reagon Marco Rubio

Zv. Ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, përfaqëson Maqedoninë e Veriut në konferencën e UNECE për Transportin në Gjenevë

Ilire Dauti: Nuk do të tolerojmë politizimin e mediave dhe lirinë e gazetarëve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË