Paralajmërojnë ekspertët: Rritja e temperaturave mund të ndikojë në Wi-Fi-në tuaj

Picture of INA
INA

10/07/2024

Stina e verës nuk është problem vetëm për njerëzit, por edhe për teknologjinë, e cila mund të dëmtohet nëse ekspozohet ndaj motit të nxhetë.

Smartfonët janë një nga pajisjet e para që e ndjejnë nxehtësinë, pasi ne i përdorim ata më së shumti dhe i marrim me vete kudo. Por, ruteri i Wi-Fi shpesh harrohet si një tjetër pajisje teknologjike që mund t’i nënshtrohet motit jashtëzakonisht të nxehtë.

“Telefonat dhe ruterët kanë pajisje të integruara për t’i ndihmuar ata të qëndrojnë të qetë, por ka disa gjëra që mund të bëni për t’i ndihmuar”-shpjegoi ekspertja Sabrina Hoque.

“E mira është ta mbani ruterin tuaj në një dhomë më të freskët në shtëpi. Pra, diku afër një dritareje nuk është vendi ideal pasi do të jetë më i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Si një rregull i përgjithshëm, rrezet e diellit direkte shpesh mund të kenë një efekt të dëmshëm në teknologjinë tuaj. Duhet të shmangni vendosjen e objekteve rreth ruterit tuaj pasi mund ta dobësojë sinjalin, por edhe t’ia rrisë temperaturën.

Pajisjet elektronike kanë nevojë për hapësirë ​​rreth tyre për të lëshuar ajrin e nxehtë të shkaktuar nga i gjithë përpunimi që duhet të bëjnë. Nëse ruteri juaj është i rrethuar nga shumë objekte të tjera, ai nuk mund të ajroset siç duhet dhe mund të mbinxehet. Ne të gjithë kemi një bollëk pajisjesh këto ditë me laptopë, tabletë, pajisje shtëpiake inteligjente, televizorë inteligjentë dhe më shumë.

Ruteri në përgjithësi mund të trajtojë mjaft pajisje këto ditë, por padyshim që sa më shumë të keni aq më e vështirë është që ai të funksionojë. Nëse mund të shkëputni disa nga to për të lehtësuar ngarkesën gjatë motit të nxehtë, kjo mund ta ndihmojë. Sa më shumë pajisje të jenë të lidhura me ruterin tuaj, aq më e vështirë është të punohet për t’i mbajtur të gjitha në linjë, gjë që i rrit gjasat për ta ngadalësuar ose fikur.”

TË FUNDIT
17 orë
Ndërpritet sistemi i IT’së në të gjithë botën goditen bankat, mediat dhe linjat ajrore
1 ditë
Elon Musk do të mbështesë fushatën e Trumpit me mbi 41 milionë euro në muaj
7 ditë
Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit
1 javë
“Nuk kanë turp!" Trump për Zuckerberg: Nëse bëhem president, do ta dërgoj në burg për një kohë të gjatë
1 javë
“ChatGPT” vjen në një pjesë të automjeteve të gjigantit gjerman

ME TE LEXUARA

17 orë
Ndërpritet sistemi i IT’së në të gjithë botën goditen bankat, mediat dhe linjat ajrore

LEXO MË SHUMË

otwarcie-txt-uslugami-w-hakera

Ndërpritet sistemi i IT’së në të gjithë botën goditen bankat, mediat dhe linjat ajrore

Trump Musk

Elon Musk do të mbështesë fushatën e Trumpit me mbi 41 milionë euro në muaj

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit

auto_donald-trump-oval-office1550229304

“Nuk kanë turp!” Trump për Zuckerberg: Nëse bëhem president, do ta dërgoj në burg për një kohë të gjatë

chat-gpt

“ChatGPT” vjen në një pjesë të automjeteve të gjigantit gjerman

wi-fi ruter

Paralajmërojnë ekspertët: Rritja e temperaturave mund të ndikojë në Wi-Fi-në tuaj

whatsapp-1100x620-1-600x360-1

Whatsappi do t’ua mundësojë të flisni me njerëz në gjuhë të huaja

tik tok

A do të ndalohet përfundimisht përdorimi i TikTok-ut në Kosovë?

meta-logo-1

Brazili kërkon nga Meta të pushojë së shfrytëzuari të dhënat e përdoruesve për të trajnuar modelet e tij gjeneruese të AI

INFO

NA NDIQ