Paralajmëron Vuçiq: Do ta shihni një “truk” nga perëndimi në lidhje me Kosovën

INA
INA

12 Korrik, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e komentoi marrëveshjen e arritur më 10 korrik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, rreth hapave për shtensionimin e situatës në veri, por foli për kërkesat që komuniteti ndërkombëtar i ka vendosur përpara Beogradit dhe Prishtinës, për uljen e tensioneve.

“Tani do të shihni një truk tjetër që disa njerëz nga Perëndimi po përpiqen ta zbatojnë. Dhe kjo nënkupton [që ata do të thonë] – kthehuni dhe flisni normalisht”, tha Vuçiq, duke shtuar se mënyra që kërkohet për shtensionimin e veriut, është e pakuptimtë për të.

“Shtensionimi është kur tërheqin 25 për qind të diçkaje? Një Zot e di se çfarë do të thotë kjo, por ata po kërkojnë një arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë”, tha Vuçiq, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zvogëluar praninë policore në veri të vendit.

Më 11 korrik, Bashkimi Evropian konfirmoi se Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës – dhe se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Qeveria e Kosovës tha se të gjitha hapat do të “finalizohen brenda një periudhe dyjavore”.

Ky pajtim u arrit gjatë një takimi joformal që u mbajt në Bratisllavë midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Po ashtu, Kosova dhe BE-ja janë pajtuar edhe për ndërmarrjen e disa hapave të tjerë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Goran Petronijevic Petronijeviq

Avokati i Radoiçiqit, dikur mbrojtësi i Karaxhiqit, Cecës e Klanit të Zemunit

vucic radoicic petkovic

Gjermania: Irrituese kur Vuçiq i “deklaron fajtorët viktima”

vucic

Dëshmitë po shumohen, Vuçiqi po ngulet gjithnjë e më thellë, flitet për rolin e Rusisë

Vucic Vulini

Eksperti i sigurisë në Beograd ‘fundos’ Vulinin dhe Vuçiqin: Shërbimi serb ka qenë në dijeni të sulmit në Kosovë!

Canak

Çanak tronditë Serbinë: Grupet kriminale u mbështetën nga qeveria e Serbisë

kroaci-kufi

Dalin detajet: 19 vjeçari nga Kosova është therur për vdekje në kufirin Serbi-Kroaci

shaip kamberi

Kamberi paralajmëron se Vuçiq mund të hakmerret në Preshevë

dacic

Daçiq bëhet qesharak, thotë se grupi terrorist në Zveçan s’ka lidhje me Beogradin

vucic-rama

“Nuk është hera e parë që Rama nuk thotë të vërtetën”, habit Vuçiç: Po mbajmë zi edhe për policin e vrarë në Kosovë

INFO

NA NDIQ