Në zonën e kufirit shtetëror afër fshatit Tanushec, Shkup, në anën kufitare të Kosovës dhe Mqedonisë, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim të Byrosë për Siguri Publike dhe Policia Kufitare e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët dhe të koordinuar për parandalimin e kontrabandës me mallra të ndryshme.
Siç njoftoi sot MPB-ja, në anën kosovare është kontrolluar një furgon “Volksvagen” me targa nacionale të Kosovës dhe janë gjetur më shumë se 100 pako me mallra tekstili dhe mallra të tjera, pas së cilës shoferi është privuar nga liria.
“Më vonë, pas bastisjes së objekteve të braktisura përreth vijës kufitare, nëpunësit policorë në fshatin Tanushec rreth orës 19:00, gjetën më shumë se 130 kuti me këpucë të ndryshme, si dhe rreth pesë metër kub dru zjarri të prerë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, kutitë e këpucëve do t’i dorëzohen Agjencisë për menaxhim me pronat e konfiskuara, ndërsa drutë do t’i dorëzohen Policisë Pyjore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të bëhet kallëzimi përkatës”, njoftoi MPB-ja.