Parashikimet e Profesor Spahiut që i vërtetoi koha

INA
INA

01/03/2024

Urim Hashani

Është shqetësuese të shohësh disa individ që për vëmendje, dalin dhe hedhin akuza të pabaza duke synuar të njollosin figuren e thuajse çdo personi publik që nuk i përket bindjeve te tyre. E në këtë rast profesorin Spahiu. Nuk kemi nevojë ta skenojmë diplomën e askujt për të parë aftësitë e tyre intelektuale se në fund të ditës diploma është vetëm një copë letër, mjafton të shohësh punën dhe rezultatet e arritura të një njeriu për të kuptuar sa e meriton atë titull. Politika është art dhe të studiuarit e saj nuk do të thotë të lexosh deklaratat e politikëbërësve por t’i analizosh ato dhe veprimet e tjera të akterëve politik, analiza e saktë dëshmohet me kohë dhe e tillë është dëshmuar edhe analiza dhe puna akademike e profesor Spahiut që është dëshmuar se ka qenë e saktë në çdo etapë kohore.

1. Në vitin 1992 Profesori shkruan për Luftën që do të ndodhë në Kosovë (1998-1999) (Në atë kohë ishte e pa besueshme që do të ndodhte Lufta në Bosnje e lëre më në Kosovë);

2. Në vitin 1993 shkruan për Luftën civile që do të ndodhë në vitin 1997 në Shqipëri;

3. Në vitin 1995 shkruan për Tendencat për Ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve (Që bëhen temë diskutimi në vitin 2016);

4. Në vitin 1995 shkruan për marrjen e Kosovës në mbrojtje nga OKB-ja si dhe paralajmëron për rrezikun që paraqet kontrolli i plotë politik i kësaj organizate;

5. Në vitin 1996 kur askush në Kosovë nuk besonte se Kosova do të çlirohej dhe do të bëhej e pavarur, Profesori Spahiu, shkruante se në një të ardhme opsion i mundshëm i zgjidhjes së problemit të Kosovës do të ishte që Serbia ta njoh pavarsinë e saj me ca kushte të ashtuquajtura dinjiteti, siç mund të jenë: garancia për EKSTERRITORIALITETIN E MANASTIREVE SERBE dhe ndonjë e drejtë speciale për minoritetin serb në Kosovë (Vetëm tani në vitin 2024 pas 28 vitesh ka filluar të diskutohet në TV tona për njohje nga Serbia dhe për Eksterritorialitetin e Manastireve që pritet të ndodhin pas marrëveshjes së Ohrit, që analfabet si zotriu që akuzon pa bazë me gjasë nuk do ta kuptojnë as në vitin 2052);

6. Po ashtu në vitin 2007 profesori vazhdimisht deklaronte që Pako e Ahtisarit do të sjellë shpalljen e Pavarsisë së Kosovës( kur askush nuk e besonte një gjë të tillë);

7. E mbi të gjitha Profesori Spahiu në vitin 1992 shkruan për hapat që duhet të ndjekë Shqipëria për t’u zhvilluar ekonomikish ku pos autostradave, rregullimit hekurudhor, ndërtimit të kryeqytetit të ri, shkruante edhe për ndërtimin e tunelit nën det që do të lidhte Shqipërinë me Italinë ( Në atë kohë tunel i tillë ekzistonte vetem në mes të superfuqive Francës dhe Anglisë, e vetem tani në vitin 2024 kanë filluar diskutimet për një tunel të ngjashëm në detin Baltik që do të lidhë Finlandën me Estoninë.

Unë si student i diplomuar së fundmi në Shkenca Politike vetëm mund ta falenderoj Kolegjin AAB që më dha mundësi të mësoja nga një Profesor si Nexhmedin Spahiu.
Nexhmedin Spahiu

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti mediat

Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën

Policia-e-Kosoves-800x445

Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Jankoviq i arrestuar nga Serbia

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

Kurti

​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve

Jorn-Rohde

Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

bislimi-petkovic-lajcak

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

INFO

NA NDIQ