Parashikimi i Inteligjencës Amerikane: Luftimet në Ukrainë do të ngadalësohen përgjatë dimrit

Luftimet në Ukrainë janë ngadalësuar dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë në muajt e ardhshëm të dimrit, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane. Megjithatë, nuk ka pasur prova të zbehjes së rezistencës nga ana e forcave ukrainase, tha drejtori i inteligjencës amerikane Avril Haines.

Haines tha se të dyja palët do të përpiqen të “riparojnë, rifurnizojnë dhe rindërtojnë” për çdo kundërsulm në pranverë. Lufta në Ukrainë është në muajin e saj të nëntë, por Rusia ka humbur më shumë se gjysmën e tokës që ka marrë. Haines tha në një forum të mbrojtjes në Kaliforni se shumica e luftimeve janë aktualisht rreth rajonit Bakhmut dhe Donetsk të Ukrainës lindore. Ajo tha se luftimet ishin ngadalësuar pas tërheqjes së trupave ruse nga perëndimi i rajonit Kherson muajin e kaluar.

“Ne po shohim një lloj ritmi të reduktuar tashmë të konfliktit… dhe ne presim që kjo ka të ngjarë të jetë ajo që shohim në muajt e ardhshëm,” tha ajo. Zyrtarja tha se si Ukraina ashtu edhe ushtritë ruse do të përpiqen të përgatiten për çdo kundërsulm pas dimrit. “Por ne në fakt kemi një masë të mjaftueshme skepticizmi nëse rusët do të jenë apo jo, në fakt, të përgatitur për ta bërë këtë”, tha ajo.

(BalkanWeb)