Shqipëri
Reshjet e shiut do të vijojnë edhe këtë të diel deri në orët e pasdites në formën e shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin.
Në Alpe dhe relievet malore mbi 1000-1200 metër në veri-verilindje-juglindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar (majat e maleve).
Kosovë
Moti sot në Kosovë parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu e në disa pjesë do të ketë edhe reshje bore, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Reshjet e borës do të jenë kryesisht në viset malore.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes minus 1 dhe 1 gradë celsius. e maksimalet mes 3-6 gradë celsius.
Maqedonia e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në male dhe disa nga vendet më të larta reshjet do të jenë bore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa npërgjatë Vardarit erë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 5, kurse maksimalja do të arrijë nga 4 deri në 10 gradë.
Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në pjesët më të larta të luginës reshje shiu dhe bore. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 6 gradë.