Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe vetëtima, në disa vende në formë të motit të keq afatshkurtër me erë të fuqishme dhe paraqitje të izoluar të breshrit.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 12 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 32 deri në 40 gradë.
Në Shkup pritet mot me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite do të ketë vranësira të lehta të paqëndrueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 40 gradë Celsius.