Paradite moti do të jetë me diell dhe me vranësira të matura. Pasdite i ndryshueshëm dhe i vrenjtur, në disa vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe dukuri të izoluar të breshrit.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 19 deri 26 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pasdite në disa pjesë të fushëgropës do të ketë vranësira jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë 26 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, nën ndikim të masës së lagështisë dhe jostabile të ajrit gjatë kësaj jave moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe dukuri të bubullimave.
“Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë të motit të lig me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, erë të fuqishme dhe dukuri të izoluar të breshrit”, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.