Parisi ‘digjet’ për të dytën natë! ‘Shpërthejnë’ përleshjet dhe zjarret pas ‘ekzekutimit’ të 17-vjeçarit, 150 arrestime

ina-online
ina-online

29 Qershor, 2023

Policia ka arrestuar të paktën 150 persona në Paris dhe rrethinat përreth, gjatë natës së dytë të protestave, ndërsa trazirat u përhapën në të gjithë Francën pas vrasjes së një 17-vjeçari nga Policia.

Rreth 2,000 policë u vendosën rreth Parisit të mërkurën mbrëma, ndërsa protestuesit hodhën fishekzjarre ndaj policisë dhe dogjën makinat në periferi të Nanterre. Policia gjithashtu u përlesh me protestuesit në qytetin verior të Lille dhe në Toulouse në jug-perëndim. ‘The Guardian’ raporton se ka pasur gjithashtu trazira në Amiens, Dijon dhe departamentin administrativ Essonne në jug të kryeqytetit francez.

Mediat franceze raportuan incidente në shumë vende në të gjithë rajonin e madh të Parisit. Videot në mediat sociale treguan dhjetëra fishekzjarre që drejtoheshin në bashkinë e Montreuil, në skajin lindor të Parisit.

Parisi ‘digjet’ për të dytën natë!

Përdorimi i forcës nga oficerët kundër adoleshentit, i quajtur vetëm Nahel, i cili ishte me origjinë afrikano-veriore, ka ushqyer një perceptim të thellë të brutalitetit të policisë në zonat etnikisht të ndryshme të qyteteve më të mëdha të Francës.

“Ne jemi të mërzitur që na trajtojnë kështu. Kjo është për Nahelin, ne jemi Naheli”-thanë dy të rinj që e quanin veten “Avengers” teksa lëviznin kazanët e plehrave.

Në rajonin Essonne në jug të kryeqytetit, një autobusi u dogj pasi të gjithë pasagjerët u detyruan të largoheshin, ndërsa në Clamart një tramvaji u dogj. Në Toulouse, disa makina u dogjën.

Më herët, presidenti Emmanuel Macron bëri thirrje për qetësi dhe u tha gazetarëve: “Ne kemi një adoleshent që u vra, është e pashpjegueshme dhe e pafalshme. Asgjë nuk e justifikon vdekjen e një të riu.” /Dosja.al

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kina

SHBA paralajmëron për planet e Kinës për mbizotërimin e informacionit

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

biden-trump

Biden intesifikon sulmet ndaj Trump, bën kritikën më të fortë deri më tani

wagner-vagner

Putin takohet me ish-komandantin e Wagner-it

stoltenberg nato

Shefi i NATO-s thotë se po fiton terren ofensiva e Ukrainës

wagner

Mbretëria e Bashkuar: Ish-luftëtarët e Wagner kthehen në Ukrainë

Kim Jong

Zgjerimi i forcës bërthamore verikoreane tani parashihet edhe me ligj

Tajvan_nendetese_AP-780x470

Tajvani prezanton nëndetësen e parë teksa rrit mbrojtjen kundër Kinës

Zelenski

Zelensky: Nuk kemi alternativë tjetër përveçse të jemi më të fortë

INFO

NA NDIQ