“Parkimi dhe gjelbërimi❞ në Gostivar 4 muaj pa rroga! Komuna nuk mund të lëshojë paga për shkak të llogarisë së bllokuar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/02/2023

Rreth 20 të punësuar të ndërmarrjes “Parkimi dhe gjelbërimi” në Gostivar sot protestuan para komunës. Të punësuarit thonë se tash e katër muaj janë pa rroga. Ankohen se kanë harxhime dhe nuk mund ta përballojnë këtë situatë pa paga.

“Protestojmë ashpër për mos pagesën rroga deri në katër muaj, jemi të zhytur në borxhe si unë

po edhe kolegët, unë personalisht jam zhytur në borxhe deri në 500 euro dhe nuk dimë si t’i paguaj, ku edhe disa kolegë tanë që jetojnë në banesa, as ata nuk kanë të ardhura dhe disa kanë problem që janë me fëmijë, lusim kryetarin e komunës të na paguaj.”

“Jemi këtu kërkojmë rrogën për muajin e 11 dhe 12, të janarit dhe tani shkurti, ne nuk mund të durojmë më, kjo është e gjitha.”

Jasin Demiri nga komuna e Gostivarit thonë se komuna është e bllokuar dhe nuk mund të lëshohen rrogat. Premton se momentin e parë që komuna do të zhbllokohet, të punësuarit do marrin rroga.

“E vërteta është se ata nuk kanë marrë tre rroga nga ndërmarrja parkimet, jo se nuk duam t’i paguajmë, qoftë komuna ose ndërmarrja publike “Parkim dhe gjelbërim” me vet faktin që kemi argumente të plota se ata asnjëherë nuk kanë pas problem me pagat, por e dimë se jemi të bllokuar nga kompani të ndryshme që kanë bërë investime kapitale në qytetin tonë dhe nuk kemi asnjë mënyrë tjetër që të bëjmë pagesën”, tha Jasin Demiri, zëdhënës si komunës Gostivarit.

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-17-20-37-20-617_com.facebook.katana-edit

Fol: Përleshje fizike në BDI-në e Gostivarit, Nevzati i jep shuplakë Valdetit

shkolla shqipe zvicer

Rreth 10 milionë euro të prindërve harxhohen për uniforma, fotografi dhe ushqime

lsm-sindikata780x439-1

LSM: Është e turpshme që në shekullin e 21-të të lutemi për pagë, ditët në vijim do të radikalizojmë protestën

open-balkan

A do të ndodh tërheqja nga Ballkani i Hapur, Osmani e paralajmëron

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

BESIMI

Nënshkruhet Kodi për Zgjedhje Korrekte dhe Demokratike

hoxha555

Shaqiri: Komandat i përgjithshëm i UÇK-së për Maqedoni ka qenë Emrush Xhemajli, jo Ali Ahmeti

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Nga nesër rrjedh afati i fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare

INFO

NA NDIQ