Parkimi, problemi kryesor në Kodrën e Diellit

Picture of INA
INA

03/01/2025

Këtyre ditëve me fillimin e pushimit dimëror për nxënësit, në Kodrën e Diellit vërehen shumë mysafirë të cilët shfrytëzojnë këtë qendër turistike për sport dhe rekreim. Me vendosjen në funksion të ski-lifteve dhe teleferikut me gjashtë ulëse, Kodra e Diellit është bërë destinacion i pashmangshëm këtyre ditëve. Vizitorë më shumë ka nga vendi, Kosova, Shqipëria dhe Serbia, por nuk mungojnë edhe vizitorët nga vende tjera.

“Ne kemi arritur që të gjithë ski-ashensorët ti kemi në dispozicion, të gjithë ashensorët punojnë, përveç Ceripashinës për shkak të erës e njëjta nuk është lëshuar në përdorim. Në momentin që ndalet era e njëjta është sërish në funksion. Nga ana tjetër, ski-ashensorët për skijatorët janë në funksion”, deklaroi Abdulgani Aliji, drejtor i Kodrës së Diellit. Nga Kodra e Diellit njoftojnë se në ski Qendrën “Kodra e Diellit” është vënë në funksion Hoteli “Sllavija”. Ky hotel, i cili më parë ndodhej në një gjendje katastrofale, tani është transformuar plotësisht falë përkushtimit dhe punës së palodhur të ekipit aktual të kësaj qendre.

Tashmë hotel Sllavija është funksional dhe mirëpret mysafirët nduke përfaqësuar standardin dhe vizionin e ri për Kodrën e Diellit. Por, problem në vete është parkimi në Kodrën e Diellit. Kolona të gjata të automjeteve vërehen përgjatë rrugës nga Guri i Sidollit e deri në Kodrën e Diellit. Kolona është e gjatë disa kilometra dhe vizitorët detyrohen të ecin shumë në këmbë. Zgjidhja është që të ndërtohet një parking më i madh në bashkëpunim me komunën.

“Për momentin jemi duke punuar me pjesëtarët e policisë, pasi që këtu 20 vite parking nuk ka. Situata është ajo që është, nuk mund të zgjidhet për një muaj, prandaj duhet të mendohet një zgjidhje adekuate. Komuna ka plan urbanistik ku është paraparë që të ndërtohen parkingje. Ndërkaq, ne punojmë bashkërisht me policinë, me shërbimin e merimangës që të mos kemi bllokim të rrugëve, kurse si drejtori e Kodrës së Diellit, gjatë tërë kohës lëshojmë dy mini-bus për të transportuar udhëtarët që arrijnë deri tek vendi i quajtur Guri i Sidollit”, tha drejtori Aliji.

Megjithatë, ende nuk ka njoftime zyrtare se çka do të ndodh me teleferikun nga Tetova deri në Kodrën e Diellit, pasi që i vjetri që është i dëmtuar në vitin 2001, nuk mund të riparohet, prandaj nevojitet teleferik i ri. Drejtuesit e Kodrës së Diellit thonë se këtë vit i pret me shumë sfida dhe projekte ambicioze. Sipas tyre, do të vazhdohet të investohet në përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve dhe përvojës për vizitorët duke e bërë Kodrën e Diellit një destinacion akoma më të preferuar për të gjithë adhuruesit e natyrës dhe sporteve dimërore. (koha.mk)

TË FUNDIT

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

Familjarët e Eglit kanë dy fjalë për Gjestin

Leo Gashi thotë se “Gjesti ka puls”: Një mbështetje e fortë pas daljes nga Big Brother

Zgjedhjet në Kosovë/ Shkupjania e “Koalicionit për familjen” që pretendon postin e deputetes!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË