Parkingu më i shtrenjtë në Shkup, një orë sa një kg mish?!

0

Parkimi në Qendër të Shkupit për një orë mund të ju kushtoj sa një kg mish, apo sa 10 vozitje me transportin publik.
Kjo do të ndodhë nga 9 gushti në parkingjet tek “Shtëpia e ndërtimtarëve”, ku për një orë për parkimin e veturës tuaj paguhet 250 denarë.

Vendimi është sjellur nga këshilli komunal i komunës Qendër, ndërsa do të zbatohet nga ndërmarrja publike “Parkingjet e komunës Qendër”.

Vendimi pasoi pas peticionit dhe ankesave të qytetarëve se nuk po mund të parkojnë veturat e tyre dhe se gjatë kohë ishte krijuar tollovi në këtë zonë qendrore të kryeqytetit. (INA)