Në raportin e 2 majit 2025 të Parlamentit Evropian denoncohet diskriminimi sistemik ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë: anulimi i adresave të tyre të banimit i privon ata nga e drejta e votës, qasja në kujdesin shëndetësor dhe dokumentet personale.
“Një praktikë e papranueshme që pengon rrugën evropiane të Serbisë. Parlamenti kërkon gjithashtu më shumë mbrojtje për pakicat, respektim të marrëveshjeve me Kosovën dhe reforma reale për media, drejtësi dhe korrupsion”, theksoi veprimtari dhe ish-kandidati për eurodeputet, Muharrem Salihu që vepron në jetën politike në Itali.(INA)
Lexoni dokumentin e plotë:
https://www.europarl.europa.eu/news/en/press-room/20250502IPR28216