Parlamenti Evropian i kërkon BE-së heqjen e masave për Kosovën, draft-raporti sot në agjendë të Komitetit për Politikë të Jashtme

Picture of INA
INA

20/02/2025

Një draft-raport i Parlamentit Evropian, me autor Riho Terras, raportues për Kosovën i kërkon Bashkimit Evropian largimin e masave ndaj Kosovës, e të cilat ishin vendosur në qershor të vitit 2023.

Në ueb-faqen e Parlamentit Evropian bëhet e ditur se ky draft-raport është sot në agjendën e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Pasi të bëhet amendamentimi i draftit, ky raport duhet të miratohet në këtë komitet dhe më pas del në votim në Parlamentin Evropian.

Në agjendën e publikuar për sot, Komiteti për Politikë të Jashtme draft-raportin e ka si pikë të tretë të rendit të ditës dhe diskutimi do të mbahet nga ora 10:00-11:30.

Një ditë më parë u raportua se në këtë draft raport vlerësohet përkushtimi i Kosovës për integrim në BE, nënvizohet se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe përpjekjet për ta nxjerrë Kosovën nga një zonë gri është në interes edhe të Kosovës dhe të BE-së.

“Ftojmë për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe përshtatjen me politikat e BE-së”, thuhet në draft-raport.

Parlamenti Evropian po ashtu mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, ndërkaq nënvizohet edhe shqetësimi për shkak të situatës së sigurisë, ku dënohen sulmet në Banjskë dhe Ibër Lepenc dhe kërkohet që kryesitë e të gjitha këtyre veprave të dhunshme të nxirren para drejtësisë.

Draft-raporti paraqet edhe shqetësim serioz për dobësitë sistematike të sistemit të drejtësisë në Kosovë, sidomos sa i përket pavarësisë dhe respektimit të ndarjeve të pushteteve. /Telegrafi/

TË FUNDIT

Ndërroi jetë në moshë të re mërgimtari nga Mateçi në Austri

Ish-ministri Kreshnik Bekteshi merret në bisedë informative për tragjedinë në Koçan?!

Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Ja sa ndjekës humbi Egli në vetëm 12 orë!

Mickoski: Dyshohet se kompania ka pasur licencë të falsifikuar (video)

Mickoski bisedoi me Rute: NATO mund të aktivizoj sistemin e menaxhimit të fatkeqësive

Ambasadorja Aggeler: Po më thyhet zemra, kam ofruar ndihmë dhe të gjitha burimet e Ambasadës Amerikane

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË