Parlamenti Evropian mban një minutë heshtje për viktimat në Bullgari

Në Parlamentin Europian është mbajtur një minutë heshtje për viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Bullgari.

Deputetët e Parlamentit Evropian u çuan në këmbë dhe mbajtën një minutë heshtje në nderim të 46 viktimave pas thirrjes së Presidentit David Sassoli.

“Me keqardhje të thellë morëm vesh aksidentin e tmerrshëm me autobusin që ndodhej në afërsi të Sofjes, Bullgarisë, që shkaktoi humbjen e jetëve të 46 personave, përfshirë shumë fëmijë. Ne emër të Parlamentit Evropian dhe timin personale, dëshiroj t’u dërgoj gjithë solidaritetin tonë familjeve dhe miqve të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ju bëj thirrje për një minutë heshtje“, tha ai.
46 persona, shumica prej të cilëve shqiptarë, humbën jetën ditën e djeshme në një aksident në Strumë të Bullgarisë, pasi po ktheheshin nga një ekskursion në Stamboll të Turqisë.