Parlamenti i Maqedonisë deklaratë për agresionin rus në Ukrainë, “Levica” dhe Stoilkoviq kundër, deputetja e VMRO-së e përmbajtur

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/03/2022

Me 104 vota pro, tre votw kundër dhe një abstenim, në seancën e 65-të, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi nevojën e miratimit të një Deklarate që dënon sulmet ushtarake që kërcënojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Deklarata është propozuar nga deputetet e Partisë Liberal Demokrate dhe DOM-it, Monika Zajkova dhe Maja Moraçanin.

Por siç merr vesh INA kundër kësaj Deklarate që dënon agresionin rus kanë votuar dy deputetët e partisë “E Majta”: Dimitar Apasiev, Borisllav Krmov si dhe deputeti i Partisë Demokratike të Serbëve, Ivan Stoilkoviq.

E përmbajtur ka votuar deputetja e VMRO-DPMNE-së, Ivanka Vasilevska.

Duke shpjeguar nevojën e miratimit të Deklaratës që dënon sulmet ushtarake në Ukrainë, deputetja e PLD-së, Zajkova, e veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, tha se gjatë historisë, njerëzimi ka qenë dëshmitar i shumë luftërave dhe konflikteve të brendshme, çmimin e të cilave e kanë paguar vetëm të pafajshmit.

Ajo shprehu shpresën se kësaj radhe deputetët do të jenë të bashkuar në miratimin e deklaratës dhe se, siç tha ajo, lufta nuk është metodë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Pasi draft-deklarata të diskutohet në Komisionin e Politikës së Jashtme dhe Komisionin Legjislativ, ajo do t’i kthehet deputetëve për votim.(INA)

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË