Parlamenti miraton projekt-ligjin, Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon

Parlamenti grek me shumicë votash ka miratuar projekt-ligjin për zgjerim me 12 milje në detin Jon.284 deputetë votuan pro projekt-ligjit që tashmë i jep Greqisë 13 mijë metra katrorë territor më shumë, ose një zgjerim em rreth 10% të totalit që ka.

Pikërisht zgjerimi i ujërave detare në Jon bashkoi dy partitë më me peshë në Greqi, Demokracinë e Re që përbën mazhorancën dhe Syriza e opozitës drejtuar nga Tsipras dhe thuajse gjithë deputetët që ndodhen në parlamentin grek, pasi nga 300 vende, 284 ishin vota pro.

Ky është vetëm hapi i parë i Greqisë, pasi tashmë mbetet çështja e zgjerimit të ujërave territorialë me Shqipërinë që do të zgjidhet me një dakordësi paraprake për ta çuar çështjen në një Gjykatë Ndërkombëtare.

(BalkanWeb)