Parlamenti “ në lojë” ose “lojë” me integrimin!!!

Picture of ina-online
ina-online

22/08/2023

Shkruan: Numan Sallai

Parlamenti ndaloi pikën për përfshirjen e bullgarëve dhe disa pakicave të tjera në Preambullën e Kushtetutës.

Dhe, për këtë është në pauzë dhe nuk dihet se sa do zgjasë ajo! “Lojë” me procesin e integrimit në BE! Politikë adoleshente. Lodra fëmijësh!Ose lojë ping-pongu pushtet-opozitë. Nga aeroplani shihet se është lojë politikaneske. Ose Parlamenti bën lojë,ose me Parlamentin bëhet lojë.Regjia është e Qeverisë, përkatësisht e partive.

Mblidhet Parmaneti për të shqyrtuar një çështje tejet serioze , siç janë ndryshimet kushtetuese, përkatësisht Preambulla e Kushtetutës për të përfshirë pjesëtarët e popullit bullgarë dhe disa popuj të tjerë.Mbledhja ndërpritet për të vazhduar ndonjëherë tjetër,me shpresë se ndonjëherë do të sigurohet numri 80 i deputetëve për ta miratuar ndryshimin.

Tani do pushohet, blehet koha,që përbërja aktuale e Kuvendit ta çojë deri në fund mandatin vlerëson opozita mbase me të drejtë të plotë.

Megjithëse edhe opozita nuk di se çka do të bëjë(me supozimin se do t’i fiton zgjedhjet parlamentare) me përfshirjen e bullgarve në Preambullë?

Nga kjo është e qartë se dhoma e përfaqësuesve të popullit nuk ka kapacitet të sjellë vendime demokratike. Shteti dhe vazhdimi i procesit të integrimit nuk mund të mbahet peng, për shkak të intereseve partiake. Ose zgjedhje, ose vendim pozitiv për ndryshimet kushteuese.

Kështu do të kishin vepruar politikanët dhe të zgjedhurit që njohin moralitetin personal dhe përgjegjësinë e funksioneve publike.

Por, tek ne në 30 vitet e fundit thuajse asnjëherë nuk është shikuar interesi qytetarëve, i shtetit, por i grupacioneve politike dhe “prapavijes biznismene-banditeske”.

Pauza për ta vazhduar kur do krijohen të ashtuquajturat kushte(numrat e dhur të deputetëve) është lojë me vetveten dhe për vetveten.Pra, targeti është që mos ketë zgjedhje të parakoshme,sepse mund të humbet pushteti partiako-klanor.

Dhe, kjo për përfaqësuesit tonë është më rëndësishme se sa humbja e interesit shtetëror.

Në Maqedoninë e Veriut,në Parlament dhe shumë organe tjera të shtetit kësi filmash po shohim 30 vjet radhazi.

Pluralizmi politik në këtë shtet nga vitet 90-ta të shekullit të kaluar është i mësuar dhe ushtruar me kësi bllokadash dhe ndërkëmbëzash.

Politika këtë sëmundje në këtë shtet nuk e shëron dot. Garniturat politike në Republikën e Maqedonisë Veriut nga rënia e komunizmit, nga viti 1990, qofshin ata maqedono apo shqiptare, të thuash kanë pasur dhe praktikuar një sjellje joserioze, që është përcjellur me goditje të ulëta,taktizime, manipulime për intereset grupore të kampuseve partiake.

Me një fjalë,është ruajtur interesi i të qenunit në pushtet,për interese gupore e klanore, ndërsa fare nuk kanë qenë në rolin e përfaqësuesit të qytetarit,të interesit nacional e social. Thuajse asnjëherë, nuk kanë vepruar në kohën dhe hapësirën e duhur!Hapi ka qenë gjithherë i vonuar dhe kjo ka sjellë telashe shtesë për shtetin dhe qytetarët.

Situatat e këtilla janë përsëritur në mënyrë permante. Me qindra bllokadash kanë cunguar përparimin politiko-demokratik dhe socialo –ekonomik të vendit. Fillimisht politika zyrtare e e shtetit që doli nga ish shteti jugosllav, nuk i pranonte partitë nacionale shqiptare në Qeveri. Për këtë çështje janë bër thuajse një vit negociata maqedono shqiptare me mediator ndërkombëtar.

Nisi me anëtarësimin e vendit në OKB,ku duhej të ndryshohej emri i shtetit për shkak këtë e kontestonte fqinji jugor. Ky kontest zgjati më shumë se dy dekada dhe më fund erdhi epilogu-RMV. Ndarja e re territoriale e vitit 1996,97 dhe avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe dhe flamurit kombëtar dhe formimi i Fakultetit Pedagogjik në Shkup u rrumbullaksuan me shumë peripeci dhe zënka ndërnacionale. Pastaj u hap kontesti për formimin dhe ekzistimin e Universitetit të Tetovës. Kaluan më shumë se 10 vjet derisa ai e mori formën dhe legalitetin shtetëror. Në vitin 2001 erdhi kriza e luftës.

Epilogu Marrëveshja e Ohrit që nuk u zbatua asnjëherë në tërësi dhe në mënyrë autentike. Ndarja e re vitit 2004 solli krizë të re ndëretnike. Konteste , presione e mospajtime. Në vitin 2005 Maqedonia fiton statusin kandidat për në BE,por ky rrugëtim i gjatë ende nuk po e merr drejtimin e duhur për shkak të politikës naive të oligarkive qeverisëse të shtetit. Edhe tani taktizohet për interese partiake!!! Vonesa e anëtarësimit në BE ka çmimin e vet ashtu siç kishte edhe vonesa e anëtësimit në NATO si dhe mosrregullimi i marrëdhënieve ndëretnike.

Në politikë njeriu me kod normal kyçet për të sjellur ndonjë përparim të dobishëm shoqëror,për të realizuar ndonjë ideal progresiv për qytetarët.

Tek ne kyçen më së paku për këto çështje,e shumë më shumë regulluar statusin social apo për të plaçkitur dhe abuzuar pronën shoqërore.Si rezultat i këtyre fakteve na ndodh eksodi permanent. Popullata rinore sot nuk largohet aq shumë nga vendi vetëm pse pagat janë të ulëta,por më shumë për shkak të sistemit abuzues i cili nuk siguron drejtësi dhe siguri normale thuajse në asnjë fushë shoqërore.Vendet dhe popujt që janë të shëruar nga komplekset e këtilla, tërësinë e interesin të përgjithshëm e shohin si interes personal. Mentaliteti ynë një rezonim të këtillë vështirë që mund të krijojë.Prandaj edhe nuk ( s’)di të bën dallimin mes demokracinë së sëmurë dhe demokracisë së njëmend.

TË FUNDIT
10 orë
Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?
1 ditë
Shqiptarët shtohen, e Plazhi i Madh i Ulqinit mbetet saç ka qenë!
3 ditë
Propaganda për të nxirë bregdetin shqiptar!
4 ditë
Të jetosh në mesin e derrave!
5 ditë
Orban krijoi pakënaqësi me takimin me Putin e Xi, A mund t’i hiqet Hungarisë Presidenca e Këshillit të BE-së?

ME TE LEXUARA

10 orë
Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?

LEXO MË SHUMË

Eduard Zaloshnja

Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?

Kim Mehmeti2

Shqiptarët shtohen, e Plazhi i Madh i Ulqinit mbetet saç ka qenë!

naser-pajaziti

Propaganda për të nxirë bregdetin shqiptar!

dijana toska

Të jetosh në mesin e derrave!

Orban Putin

Orban krijoi pakënaqësi me takimin me Putin e Xi, A mund t’i hiqet Hungarisë Presidenca e Këshillit të BE-së?

Kim Mehmeti

Pyet Shqipëria thuajse nuk e dinë: Ku janë kosovarët, pse n’ pushim nuk vijnë?!

Arben Fetai

Arben Taravari dhe UÇK-ja

himara

Nacionalizmi politik, Himara mbi 85% shqiptare e Tavo vs. Gjikuria

etem xheladini

Vallë, aq e vështirë të sigurohet idetinteti etnik, kulturor e gjuhësor, për dy popujt shumicë në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ