Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës

Picture of Ina Online
Ina Online

24/06/2024

Grupi parlamentar i partisë katalunase ‘Junts’ ka paraqitur një nismë për t’i propozuar qeverisë spanjolle njohjen e Kosovës si shtet sovran.

Kjo nismë e cila do të debatohet dhe votohet nesër në parlament, argumenton se Kosova është një shtet ligjor dhe demokratik me 1.7 milion banorë, i njohur nga mbi 100 vende, përfshirë 22 anëtarë të BE-së.

Sipas Europapress.es, në këtë nismë Junts kujton vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga viti 2010, që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Refuzimi i Spanjës për njohjen e Kosovës, sipas Junts, pengon përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE dhe destabilizon rajonin në një kohë të tensionuar për shkak të luftës në Ukrainë.

Junts thekson se është e papranueshme që Spanja ndjek të njëjtën strategji si Rusia, Kina dhe Bjellorusia me mosnjohjen e Kosovës. Ata vënë në dukje se Spanja tashmë ka marrëdhënie indirekte me Kosovën dhe njeh pasaportat kosovare që nga janari.

Propozimi i Junts kërkon që parlamenti të nxisë Qeverinë spanjolle të njohë menjëherë Republikën e Kosovës si shtet sovran.

TË FUNDIT

Trump: Irani ka kontaktuar, dëshiron të negociojë

Bjerre: Danimarka do të përqendrohet në zgjerimin e BE-së, momentumi ka ardhur, RMV të shfrytëzojë këtë mundësi

MSH do të udhëheq me proceset se ç’farë donacionesh nevojiten për familjet e viktimave dhe të lënduarit në diskotekën në Koçan

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

Ibrahimi: Legjitimiteti nuk është lojë futbolli në Qeveri, Soravi… por punë dhe angazhim

“Kush është spiun e kush autoritar?!”, akuza të ashpra mes Mickoskit dhe Filipçes

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË