Partia e Kurtit e quajti UDB-ash, reagon ashpër Baton Haxhiu

0

Në një lidhje në studion e “Open” në Top Channel, Baton Haxhiu deklaroi se Gent Caka, personi që nuk është dekretuar si ministër i Jashtëm nga Presidenti Ilir Meta, nuk ka thënë kurrë që është për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi. Ai ka akuzuar edhe Vetëvendosjen, duke thënë se kjo parti është organizatë kriminale. “Ilir Meta po dëshiron që të bashkëpunojë me një organizatë kriminale siç është Vetëvendosje”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka thënë tutje se Meta përdori jashtë kontekstit një deklaratë të Cakës. “Caka nuk ka thënë që është për korrigjim të kufijve. Argumentat e Presidencës janë diletantizëm. Meta përdori jashtë kontekstit një deklaratë të Cakës. Caka foli për angazhimin e shtuar diplomatik të BE-së që të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura për kufirin në rajon”, u shpreh Baton Haxhiu.

“Ky është fundi i një Presidenti kushtetues”, shtoi Haxhiu.

Statusi i Lëvizjes Vetëvendosje:

Republikës së Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit

Është për t’u mbështetur vendimi i drejtë i marrë sot nga Presidenti Ilir Meta, për refuzimin e dekretimit të z. Gent Cakajt si Ministër për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë.

Dëshirojmë ta sqarojmë opinionin e gjerë publik se Cakaj ka qenë i anëtarësuar formalisht në Lëvizjen VETËVENDOSJE! para vitit 2011. Ne nuk e dimë datën e saktë të largimit të tij nga Lëvizja sepse ai nuk i ka dhënë asnjë shpjegim organizatës.