Partia e të ikurve nga VV do të pagëzohet Alternativa Socialdemokrate me kryetar Visar Ymerin

Pas përplasjeve të fundit brenda lëvizjes “Vetëvendosje”, me kalimin e kohës vetëm se po thellohet “hendeku” mes dy taborëve të kësaj partie: ai i rreshtuar krah ish-liderit Albin Kurti dhe tjetri përkrah ish-sekretarit organizativ Dardan Molliqaj, i cili po identifikohet si grupi anti-Kurt.

Meqë as në takimin e fundit dy blloqet nuk u dakorduan për një gjuhë të përbashkët, krahu anti-Kurt, së shpejti pritet ta formojë një parti të re.

Burimet e “Zërit” bëjnë të ditur se partia në fjalë me shumë gjasë do të quhet Alternativa Socialdemokrate dhe do të drejtohet nga ish-kryetari i LVV-së Visar Ymeri.

Kjo parti pritet t’ia rrëmbejë “Vetëvendosjes” më shumë se 10 deputetë, pjesa dërmuese e të cilëve tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozitat drejtuese të LVV-së.

Shkrimin e plotë në Zëri.