Partia katalunase dorëzon në Parlament propozimin që Spanja ta njohë Kosovën

Picture of INA
INA

05/06/2024

Partia katalunase “Junts per Catalunya” e cila është e përfaqësuar në Parlamentin e Spanjës kanë dërguar sot një propozim parlamentar në Parlamentin e Spanjës ku i kërkojnë Qeverisë së Spanjës që ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur. Gazeta Express ka siguruar propozimin e partisë katalunase e cila ka përkrahur krijimin e Qeverisë së re të Pedro Sanchez, në të cilin thuhet se në përkrahje të përpjekjeve të bëra nga institucionet e Kosovës për të mbrojtur të drejtën për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga pozicioni refuzues dhe ta njohë menjëherë Republikën e Kosovës.

“Nga “Junts per Catalunya”, ne kemi shprehur qëndrimin tonë në favor të njohjes së nevojshme të Kosovës si shtet sovran. Ne kemi treguar gjithashtu mbështetjen tonë për rezolutat e fundit të Parlamentit Evropian, dhe konkretisht dy të fundit të vitit 2023, të cilat u bëjnë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta njohin Kosovën tani dhe ta lejojnë Kosovën të përparojë në rrugën evropiane pa vonesa të mëtejshme në baza të barabarta me vendet e tjera kandidate. Dhe shfaqja e shqetësimit për faktin se disa shtete anëtare po përdorin mjete institucionale për të komplikuar procesin integrues në rajon, përfshirë atë të Kosovës.

Për këtë arsye, por edhe në mbështetje të përpjekjeve që po bëhen nga institucionet dhe populli i Kosovës për të mbrojtur të drejtën e tyre për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga refuzimi i tij dhe të njohë menjëherë Republikën e Kosovës”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta Express.

Propozimi jo legjislativ është i emëruar “Kongresi i Deputetëve i kërkon Qeverisë që ta njohë Republikën e Kosovës si shtet sovran”.

TË FUNDIT
3 minuta
Siljanovska pret që përbërja e re qeveritare të punojë në përputhje me interesin kombëtar maqedonas dhe në interes të qytetarëve
3 orë
Aggeler uron Qeverinë e re: Pres të vazhdojmë partneritetin
4 orë
Taravari e mori detyrën si ministër, menjëherë takoi kirurgët...
4 orë
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
6 orë
Taravari mori detyrën e re, nga sot drejton ministrinë e Shëndetësisë

ME TE LEXUARA

19 orë
Gjermanët dhe Zviceranët ndahen me barazim, por ecin përpara
4 orë
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
19 orë
Sela: Nuk do jemi prezent në votimin e një qeverie e cila nuk është legjitime dhe nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve
4 orë
Taravari e mori detyrën si ministër, menjëherë takoi kirurgët...
1 ditë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut, pasdite paralajmërime për shi
19 orë
Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë
3 orë
Aggeler uron Qeverinë e re: Pres të vazhdojmë partneritetin
1 ditë
80 vjetori i gjenocidit ndaj çamëve shënohet edhe në RMV

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240624-183025~2

Siljanovska pret që përbërja e re qeveritare të punojë në përputhje me interesin kombëtar maqedonas dhe në interes të qytetarëve

Angela Ageler

Aggeler uron Qeverinë e re: Pres të vazhdojmë partneritetin

FB_IMG_1719231583046

Taravari e mori detyrën si ministër, menjëherë takoi kirurgët…

derivate nafta dizeli benzin

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

taravari ilir

Taravari mori detyrën e re, nga sot drejton ministrinë e Shëndetësisë

xhaferi mickovski]

Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit

Mickoski

Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

kombetarja

Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë

biden-trump

Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?

INFO

NA NDIQ