Partia majtiste e ish-kryeministrit pro-rus i fiton zgjedhjet në Sllovaki

ina-online
ina-online

01/10/2023

Partia majtiste e ish-kryeministrit, Roberto Fico, i ka fituar zgjedhjet parlamentare të së shtunës në Sllovaki, pas një fushate pro-ruse dhe mesazheve anti-amerikane, kur janë numëruar pothuajse të gjitha votat.

Partia e Ficos, Drejtimi Social Demokrat, SMER-SSD, doli e para me 22.9%, tha të dielën në mëngjes Zyra e Statistikave të Sllovakisë, pasi janë numëruar 99.98% të votave nga 6.000 vendvotime.

Zgjedhjet e së shtunës ishin një test për vendin e vogël të Evropës lindore në lidhje me mbështetjet e fqinjit të saj, Ukrainës, në luftën kundër Rusisë, prandaj, fitorja e Ficos mund ta dëmtojë edhe më shumë unitetin e brishtë në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Fico, 59 vjeç, u zotua se do ta ndalë mbështetjen ushtarake të Sllovakisë për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtuesit, Rusisë, nëse ia del të kthehet në pushtet.

Sllovakia ka qenë përkrahëse e madhe e Ukrainës qëkur Rusia e nisi pushtimin e saj në shkurt 2022, duke i dhuruar armatim dhe duke i hapur kufijtë për refugjatët e ikur nga lufta.

Meqë asnjë parti nuk e fitoi shumicën parlamentare, atëherë nevojitet koalicion për formimin e Qeverisë së re. Presidenti tradicionalisht i kërkon fituesit të zgjedhjeve të përpiqet ta fromojë Qeverinë e re, prandaj gjasat janë shumë të mëdha që Fico të bëhet përsëri kryeministër.

Ai shërbeu si kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2010 dhe përsëri nga viti 2012 deri më 2018.

Partia liberale pro-perëndimore, Partia Sllovakia Progresive (PS), doli e dyta me 18% të votave të fituara.

Lideri i saj Michal Simecka, i cili është nënkryetar i Parlamentit Evropian, tha se partia e tij e pranon rezultatin e zgjedhjeve.

“Por, ky është lajm i keq për Sllovakinë. Do të jetë edhe më keq nëse Roberto Fico ia del ta formojë Qeverinë”, tha Simecka.

Partia tjetër majtiste, Zëri, e udhëhequr nga ish-zëvendësi i Ficos, Peter Pellegrini, doli e treta me 14.7% të votave.

Pellegrini e uroi Ficon për fitoren, por tha se dy ish-kryeministra në një Qeveri mund të mos shkojë mirë.

“Nuk do të ishte ideal, por kjo nuk nënkupton se një koalicion i tillë nuk mund të krijohet”, tha Pellegrini.

Një partner tjetër i mundshëm për koalicion për Ficon, Partia ultranacionale e Sllovakisë, e cila është haptazi pro-ruse, i fitoi 5.6% të votave.

Këto tri parti mund ta formojnë një shumicë parlamentare nëse i vazhdojnë forcat në një koalicion qeveritar.

Fico i kundërshton sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, ka dyshime nëse Ukraina mund vërtet ta mposhtë pushtimin rus dhe dëshiron ta parandalojë futjen e Ukrainës në NATO.

Ai dëshiron që, në vend se t’i dërgohen armë Kievit, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta përdorin ndikimin e tyre për ta detyruar Rusisë dhe Ukrainën të bëjnë marrëveshje kompromisi për paqe.

Fico i ka përsëritur pretendimet e pabaza të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se Qeveria e Ukrainës e udhëheq një shtet nazist nga i cili duhet të mbrohen rusët etnikë në lindje të vendit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është hebre dhe humbi të afërm të vet në holokaust./REL

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

OBSH

OBSH: Sëmundjet në Gaza mund të jenë edhe më vdekjeprurëse se sulmet ajrore

joshka fisher

Një “rrufe” bërthamore nga Joshka Fischer

siberi

Në Siberi, -50 gradë – Moska sheh rekord të reshjeve të borës që shkaktuan vonesa dhe anulime të shumta të fluturimeve

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

policia-franceze-france

Sulm në Paris me thikë e çekan: Një person i vdekur, dy të plagosur

spitali - Gaza

Dita e 57 e LUFTËS! Më shumë se 15 mijë viktima në Gaza, Hamas “breshëri raketash” në Tel Aviv, Izraeli: Nuk ka armëpushim

gaza palestina izrael

IDF ka krijuar “mekanizmin e dekonfliktit” të Gazës me kërkesë të SHBA

erdogan-putin

Rivalitet mes Turqisë dhe Rusisë në Azinë Qendrore

gaza palestina izrael

Ushtria izraelite njofton se ka goditur 400 objektiva në Gaza në 24 orët e fundit

INFO

NA NDIQ