Partia politike “Srpska Demokratija”, regjistrohet zyrtarisht në Kosovë

ina-online
ina-online

06/12/2023

Partia politike “Srpska Demokratija”, është regjistruar edhe zyrtarisht në Republikën e Kosovës.

Kjo u realizua në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kryetar i kësaj partie është Aleksandar Arsenijeviq, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Ai ishte kandidati i vetëm serb për kryetar të Mitrovicës së Veriut në zgjedhje e kaluara, e që ishte tërhequr nga gara para mbajtjes së tyre.

Besnik Buzhala nga Zyra e Partive Politike, tha se pas verifikimit të të gjitha dokumenteve është konstatuar se ato janë në përputhje me ligjet në fuqi.

“Pas pranimit të aplikacionit, Zyra ka shqyrtuar këto dokumente dhe lista e nënshkrimeve është verifikuar edhe nga Sekretariati i KQZ-së, ku partia politike ka paguar edhe taksën për regjistrim. Pas plotësimit të këtyre dokumenteve, është vërejtur se dokumenti është në përputhje me nenin 13 të zgjedhjeve”.

Përveç kësaj aty u tha se Agjencia e Statistikave të Kosovës më datë 29 nëntor të këtij viti ka kërkuar nga KQZ-ja rreth 700 kuti të votimit të cilat do t’i përdor për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS).

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin Kurti Shkup

​Kurti: Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

nexhmedin spahiu

Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

vjosa osmani ushtria fsk

Kërkohet shërbimi ushtarak në Kosovë pas kërcënimeve të Serbisë

Kurti

Kurti: “Lista Serbe” e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

Vjosa Osmani Erdogan

Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

kfor

Eksperti amerikan zbulon planin e Vuçiqit – jep këtë parashikim? (FOTO)

INFO

NA NDIQ