Partiokracia dhe një mesazh për opozitën shqiptare në Maqedoni

Picture of INA
INA

13/02/2024

Çdo njeri vlenë në kohën dhe vendin e duhur. Duhet të vlerësohen vlerat njerëzore dhe morale. Siç thoshte El Gazali: Dituria ngjallë zemrën e vdekur, u jep dritë syve në errësirë, i jep dhe rikthen fuqinë e trupit, i cili ka qenë i pushtuar dhe i molisur.

Muhamer Pajaziti

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut është unifikuar dhe po synon pushtetin. Kjo është një garë e lirë demokratike dhe le të fitoj më i miri. Por një fenomen që po rrënon shoqërinë tonë, nuk duhet harruar.

Bëhet fjalë për mungesën e meritokracisë, një nocion i sistemeve politike në të cilat pushteti politik, por edhe në sfera tjera u jepet individëve, bazuar në aftësi dhe talent dhe jo në bazë të librezës dhe lidhjeve partiake.

Nuk duhet të përfitojnë sërish personat që nuk kanë asnjë kualifikim dhe që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme, të pandershme, ose që janë pjesë e klaneve politike.

Një sistem i ndërtuar në bazë të dijes, do ta rriste konkurrencën, cilësinë, duke e hapur një garë të barabartë për të gjithë qytetarët, sidomos për rininën tonë.

Të zhduket partiokracia dhe monopoli i atyre që vlerësojnë se vetëm ata kanë të drejtë morale të qeverisin dhe të merren me cështje kombëtare si dhe të hapet mundësia për profesionistët e fushave të ndryshme.

Kjo do ti motivonte të rinjtë të shkollohen dhe avansojnë në rrugëtimin e tyre profesional dhe do ti eliminonte personat që kanë bërë ministrin për 20 vite me radhë, personat që kanë bërë drejtorin për 20 vite me radhë dhe pa asnjë rezultat konkret.

Në këtë drejtim mund të aplikohet edhe modeli i Kosovës, ku Ambasada britanike për mes një memorandumi të mirëkuptimit ka  përkrahur përpjekjet e përbashkëta për t’u siguruar që në institucionet dhe organet publike të emërohen drejtues të fortë, të pavarur dhe profesional, përmes një procesi të drejtë dhe transparent të rekrutimit.

Për tu realizuar kjo duhet edhe një vetëdije e plotë politike dhe kombëtare e të qytetarëve.

Çdo njeri vlenë në kohën dhe vendin e duhur. Duhet të vlerësohen vlerat njerëzore dhe morale. Siç  thoshte El Gazali: Dituria ngjallë zemrën e vdekur, u jep dritë syve në errësirë, i jep dhe rikthen fuqinë e trupit, i cili ka qenë i pushtuar dhe i molisur.

TË FUNDIT

Dramë në Sarajevë: Policia federale tenton arrestimin e Dodikut, por u pengua me armë nga milicia e Republika Srpska-s

Aktivisti dhe avokati kërçovar kandidat i pavarur për Kërçovën

Zdravstvuyte, Ramush!

BE gjobit “Apple” dhe “Meta” me 500 milionë euro

Gashi për vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit

Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË