Partitë e reja në Maqedoni, sinjal për zgjedhje të reja

Picture of INA
INA

15/08/2023

Numri i partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka arritur në nëntë, por ku numër nuk është përfundimtar bazuar në paralajmërimet për formimin edhe të dy partive tjera.

Vetëm gjatë këtij muaji janë formuar dy parti, Lëvizja Demokratike që drejtohet nga Izet Mexhiti, ish-nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Evropiane që drejtohet nga Arjanit Hoxha, ish-sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa.

Nismat për formimin e partive të reja ata i arsyetuan me pakënaqësitë nga veprimet e partive ku kishin vepruar deri më tani.

Izet Mexhiti për një kohë kishte vepruar në BDI, si pjesë e një fraksioni së bashku me disa anëtarë të tjerë, por pas kundërshtimit të fraksionit nga kreu i partisë, Ali Ahmeti dhe “pamundësisë për imponimin e mendimit ndryshe”, ai vendosi të formonte partinë e re.

Ndërkaq, Arjanit Hoxha vendosi të largohej nga Lëvizja Besa, për shkak të pakënaqësisë me vendimin e këtij subjekti, që së bashku me dy parti opozitare – Lëvizjen Demokratike dhe Alternativën – të formonin një front opozitar për të sfiduar BDI-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Përveç BDI-së, pjesë e Qeverisë maqedonase janë edhe dy parti tjera shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, ndërsa si parti jashtëparlamentare janë Partia e Prosperitetit Demokratik, që është edhe partia e parë shqiptare, dhe Lëvizja Qytetare Evropiane.

Formimi i partive të reja është përcjell me përplasje të mëdha me partitë ekzistuese dhe subjektet kanë akuzuar njëra-tjetrën për “përçarjen e elektoratit shqiptar”, si dhe për “dështime në realizimin dhe artikulimin e interesave të shqiptarëve”.

Shpëtim Pollozhani, njohës i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se dalja në skenë e partive të reja, që ai e cilëson si “kërpudhat pas shiut”, nuk është gjë tjetër pos interes i grupeve të caktuara, pasi sipas tij, ata pakënaqësitë e tyre duhej t’i artikulonin brenda partive ku vepronin dhe jo të formonin parti të reja.

“Asnjëra nga partitë tona nuk ka ide udhëheqëse, nuk ka kulturë politike. Ato udhëhiqen nga bajraktarizmi, egoizmi, mëritë, inatet. Partitë nuk janë asgjë tjetër përveçse grupe interesi, individuale dhe klanore. Vet fakti se nuk merren me problemet madhore, por me çështjet e ndërrimit të statusit të vet brenda shoqërisë, tregon se aspak nuk u interesojnë çështjet e pazgjidhur dhe interesat kombëtare”, thotë Pollozhani.

Ai thotë se drejtuesit e partive të reja janë kryesisht personalitete që kanë kaluar nëpër partitë ekzistuese, andaj edhe nuk pret ndonjë ndryshim në veprimin e mëtejmë të tyre në skenën politike.

Sipas Pollozhanit, partitë politike shqiptare duhet të funksionojnë njëjte sikur ato maqedonase, që janë të ndara në dy blloqe politike, pra, të mos ketë më shumë se dy parti politike.

“Ato kanë dy koalicione, VMRO DPMNE-ja dhe LSDM-ja [Lidhja Social Demokrate] kanë nga 20 parti në përbërjen e tyre dhe kjo flet se ato janë të orientuara kah zgjidhja e problemeve kombëtare, sociale e ekonomike. Është krejt normale që edhe partitë shqiptare të kenë dy parti, eventualisht edhe një ekologjike dhe të gjithë të mbahen bashkë rreth një strumbullari, të ndjekin një ‘yll polar’. Kjo do të ishte më e shëndetshme edhe për demokracinë dhe për mundësimin e një rrotacioni. Ne kemi ngecjet në politikë për shkak se nuk kemi rotacion, por kemi riciklim të figurave politike”, thotë ai.

Alber Musliu, drejtues i Institutit për Zhvillimin e Demokracisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se formimi i partive të reja është sinjal se në Maqedoninë e Veriut po afrohen zgjedhjet e reja parlamentare.

Ai thotë se në periudha të tilla është normale paraqitja e partive të reja, por qëllimi kryesor i formimit të tyre është “grupet e interesit dhe jo nevoja e popullatës”.

“Partitë politike janë grupe interesi dhe nuk reflektojnë nevojën e popullatës apo situatën politike, por janë grupe interesi të cilat tentojnë që synimet e tyre t’i realizojnë përmes partive politike. Këtë e shoh si sinjal se po afrohen zgjedhjet parlamentare. Numri i madh i tyre nuk është shqetësues, siç po prezantohet në opinion. Jemi në demokraci parlamentare ku formohen parti politike, disa prej tyre forcohen e disa më pas zhbëhen, e kështu me radhë”, thotë Musliu.

Duke komentuar akuzat mes partive apo edhe arsyetimet se “formohen për shkak të dështimit të partive tjera” apo për të “fituar kundërshtarin”, Musliu thotë se partitë duhet të kenë program dhe vizion të qartë të veprimit të tyre dhe jo energjinë e tyre ta orientojnë te partitë e tjera.

“Partitë kur prezantohen para qytetarëve duhet të kenë vizionin e tyre politik, duhet të dalin para tyre me ide ndryshe, se çfarë do të bëjnë ndryshe nga partitë tjera dhe jo të paraqiten në skenë vetëm për të ndërruar subjektet politike ekzistuese”, thotë Alber Musliu, drejtues i Instituti për Zhvillimin e Demokracisë.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Maqedoninë e Veriut duhet të mbahen kah mesi i vitit 2024, por për shkak të krizës politike lidhur me ndryshimet kushtetuese, nuk përjashtohet mundësia që ato të jenë edhe të parakohshme./REL

TË FUNDIT
5 orë
Spanja kampione e Evropës
7 orë
Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja
11 orë
Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!
13 orë
Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos
13 orë
Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë?

ME TE LEXUARA

13 orë
Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos
11 orë
Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!
7 orë
Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja
1 ditë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)
5 orë
Spanja kampione e Evropës
20 orë
Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë
20 orë
Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius

LEXO MË SHUMË

IMG_4367

Spanja kampione e Evropës

IMG_4365

Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

IMG_4356

Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos

IMG_4355

Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë?

trump sulm

Çfarë Trump i tha sigurimit pak sekonda pasi u qëllua

IMG_4340

“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë

Snajper trump

Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)

trump sulm

FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!

INFO

NA NDIQ